Erdogan shpall “non grata” 10 ambasadorë të perëndimit: Kërkuan lirimin e një aktivisti

231
Sigal

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që të shpallen “non grata” 10 ambasadorë të cilët kanë kërkuar lirimin e aktivistit, Osman Kavala.

Sipas Erdogan për 10 ambasadorët ka urdhëruar Ministrin e Jashtëm që të merret menjëherë me shpalljen e tyre “non grata”. Deklarata e këtyre ambasadorëve për lirimin e Osman Kavalas, Erdogan i ka cilësuar si të vrazhda dhe sipas tij askush nuk mund të japë udhëzime se si duhet qeveria turke të veprojë.

Osman Kavalës është një filantrop që ka qenë i burgosur për disa vite dhe që së shpejti do të përballet me akuza  për spiunazh. Por  gjykata turke vendosi javën e kaluar që të fillonte një seancë për gjyqin final të Osmanit në Maj. Ndërkohë Kavala është akuzuar nga Turqia edhe për lidhjet me filantropin George Soros.