Ndryshim kursi, Real Madrid merr vendimin final për Harry Kane

81
Sigal

Pasi njoftuan afrimin e Jude Bellingham, Real Madrid ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me Harry Kane, objektivi i tyre kryesor për të përforcuar fazën sulmuese: Harry Kane nuk do të jetë pasuesi i Karim Benzema-s.

Kjo zgjedhje e drejtuesve të klubit është e kushtëzuar nga disa arsye: kosto e lartë e kartonit, presidenti i Tottenham kërkon 116 milionë euro.

Kjo shifër shihet si e lartë për një lojtar që është futur në vitin që i përfundon kontrata, plus mosha e Kane.

Reali mund të shkonte maksimumi në 80 milionë euro duke pasur parasysh edhe pagesën e lartë që merr Harry Kane, 20 milionë euro në sezon.

Sulmuesi anglez ishte dëshira kryesore e Carlo Ancelotti, por në këtë pikë edhe italiani është dorëzuar.