Zyrtare/ Partizani e mbyll me dy futbollistë të huaj, vjen komunikata

137
Sigal

Lëvizje në dalje te Partizani. Klubi i kuq ka njoftuar largimet e dy futbollistëve, mbrojtësit Damcevski dhe sulmuesit Mirosavljev.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Aleksandar Damçevskin dhe Milan Mirosavljev. Të dy lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin”, shkruan klubi i kuq.

Mbrojtësi u afrua në verë dhe për shkak të problemeve shëndetësore luajti pak, kurse serbi u mor në janar për të përforcuar sulmin dhe shënoi vetëm një gol.