Adoleshenti i krishterë rrihet për vdekje nga shokët e klasës

676
Një adoleshent i krishterë është rrahur për vdekje nga shokët e tij të klasës në Pakistan.
Sharoon Masih ishte i vetmi i krishterë në klasën e tij dhe u sulmua pasi bashkëmoshatarët e panë të pinte ujë në të njëjtën gotë me një mysliman. I riu ndërroi jetë në spital pas plagëve që i ishin shkaktuar në kokë dhe në trup.
Mësuesi, i cili ishte e pranishëm në çastin kur ndodhi përplasja mes adoleshentëve, tha se nuk e ka parë incidentin pasi po lexonte një gazetë, raportoi iNews.
Wilson Chowdhry, kryetari i Shoqatës Britanike në Pakistan u shpreh se kjo ishte një kujtesë për betejat me të cilat ballafaqohen të krishterët në Pakistan.
Ndërkohë që drejtori i shkollës është pezulluar.
Sigal