Itali – Nis plani zbatues për shoqëritë call center, propozohet një manover e re

582
Rregullimi i sistemit të punës në sektorin e shoqërive call center është një nga prioritet e ndërmarra nga qeveria italiane në miratimin e planit të bilancit për vitin 2017.

Më datë 2 mars ka skaduar afati i komunikimit pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për të gjitha shoqëritë italiane call center që kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në vende të tjera jashtë territorit italian. Në rast vonese ose mungesë komunikimi gjoba administrative ndaj tyre do të jetë nga 50 mijë euro në ditë në maksimumin e 150 mijë euro.

Ndërsa nga data 1 prill 2017 çdo operator i shoqërive call center që operojnë në një vend jashtë BE, siç është Shqipëria ose Tunizia, ka të drejtë t’i ofroj utentit të tij mundësinë e transferimit të thirrjes tek një koleg që gjendet në territorin kombëtar apo në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Por masat e qeverisë italiane për të rregulluar tregun e punës në sektorin e shërbimeve të call center kanë shkuar dhe më tej. Pas inisitimit të vazhdueshëm të grupeve të sindikatave për boshllëqe në draftin ligjor të miratuar së bashku me Ligjin e Stabilitetit, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Carlo Calenda fton të gjitha shoqëritë italiane që kanë nevojë për shërbimet e call center të nënshkruajnë një Protokoll Marrëveshje, i cili mund të garantoj rikthimin në Itali të shoqërive call center të lokalizuar jashtë territorit si dhe të krijojë hapjen e rreth 20 mijë vendeve të reja pune.

Ministria Italiane e Zhvilimit Ekonomik fton të gjitha shoqëritë e telekomunikacionit, sigurimeve, bankave, mediave me pagesë etj, të pretendojë nga kërkesa e ofertës së tyre për shërbime call centër, zbatimin e disa rregullave që pa dyshim do të çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës në Itali si dhe në detyrimin e pozicionimit të tyre brenda territorit kombëtar.

Sipas protokollit të marrëveshjes parashikohet që shoqëritë që kanë nevojë për shërbime call center të pretendojnë nga ata që 100 % i aktivitetit të brendshëm të tyre, të zhvillohet në struktura e me personel brenda territorit kombëtar e mbi të gjitha duke garantuar që të paktën 80% e thirrjeve telefonike nga call center të kryhen nga Italia.

Shpesh nga utentë italianë ka pasur ankesa se thirrjet telefonike bëhen nga operatorë që nuk flasin mirë gjuhën italiane, janë të pakuptueshëm e shpesh herë është një humbje kohe për ta. Proktokolli i marrëveshjes parashikon gjithashtu që në rast se operatori i call center është i huaj gjuha e tij italiane duhet të jetë e certifikuar në nivelin 1 të CEF.

Kjo manovër e re ekonomike që pritet të ndërmerret nga Ministria italiane e Zhvillmit Ekonmik dhe e informuar përmes mjeteve të informacionit mediatik është përcjellë dhe me reagimet e grupeve sindikaliste që pothuajse një zëri janë shprehur se “janë në pritje të fakteve dhe mjaft më me propagandën e qeversië”.

“Qeveria, pretendojnë ata, duhet të marrë përgjegjësitë e veta duke e rregulluar seriozisht këtë sektor me anë të një plani të vërtetë legjislativ.”

Sipas sindikalistëve italianë “qeveria preferon të ngarkoj me përgjegjësi shoqëritë e madhe, duke i lënë në inercinë e institucioneve e në gjëndje shkatërruese aktuale.”

Por dhe për Presidentin e organizatës së shoqërive call center, Paolo Sarzano, Protokolli i propozuar nga Ministria italiane nuk do të ketë efekte praktike.

“Zhvendosja e call center, tha ai është vetëm efekti i krizës e jo shkaku i gjëndjes në të cilën ndodhet ky sektor. Rezultatit do të jetë që mjaft shoqëri të lokalizuar në Shqipëri do të spostohen në Rumani ose Kroaci.”
Sigal