Admirimi i Adele për Beyoncé, transformimi është një nderim për mitin e saj

264
Sigal

Beyoncé ka publikuar albumin e ri visual “Black Is King”, bazuar në muzikën e ‘The Lion King: The Gift’. Dalja e këtij albumi duket se ka bërë për vete Adelen, që në një foto të ndarë në rrjetet sociale ka dashur të nderojë mitin e saj me një look që i ngjan shumë.

Ylli britanik ka postuar në Instagram një foto të saj, e gjunjëzuar përpara një imazhi të Beyonce gjatë videos të ‘Already’, me flokët kacurrel të lëshuar dhe e veshur me një bluzë të ngjashme me atë të veshur nga Queen B.

Në foton sociale Adele është fotografuar në sallonin e saj, poshte një ekrani të madh që transmeton videon e Already, që ka dalë në 31 korrik së bashku me albumin-film. Në postim, këngëtarja tregon me gisht nga imazhi dhe shkruan një koment:’Faleminderit Queen sepse na bën të ndjehemi gjithmonë të dashuruar pas artit tënd’.

Nuk është hera e parë që Adele nderon Beyonce, për të cilën ka pasur gjithmonë një admirim. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në Grammy 2017 ku çmimin e fituar në kategorinë Album Of The Year e ndau me Queen B. Edhe gjatë Coachella 2018, pas performancës së bashkëshortes së Jay-Z në skenë, Adele publikoi një video ku imitonte heroinën e saj.