Bujar Nishani: Jemi në kolaps, shqiptarët duan ndryshim

262
Sigal

Bujar Nishani: Jemi në një kolaps total. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim të thellë

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duke folur  për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, tha se kjo “është rrugëtimi i PD-së drejt pushtetit” dhe ky proces është një nga ato hallka që do të sjellë më shumë besim tek qytetarët. Bujar Nishani, ish President:  “Ky është një proces shumë demokratik. PD është një klub politik. Procesi ka impakt në ardhmërinë e institucioneve. Procesi i rizgjedhjes është rrugëtimi i Partisë Demokratike drejt pushtetit. Kriteret nuk kanë pse shpiken, një gjë e tillë duhet bërë në çdo shoqëri normale perëndimore. Janë disa hallka dhe kjo është një nga ato hallka, për të sjellë më shumë besim tek qytetarët. Lista e kandidatëve do i rikthehet bazës. Pas kryerjes së veprimeve nga Komisioni, do të kalojnë emrat që janë më të mirët. Baza është nga PD-ja, ndërsa përfaqësimi mund të jetë edhe përtej Partisë Demokratike. Miratimi i Listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë do të miratohet nga Kryesia e Këshillit Kombëtar të PD-së. Shqiptarët nuk kanë nevojë për rotacion politik, por kanë nevojë për një ndryshim të thellë. Shqiptarët nuk mund të ndalohen në jetësimin e këtij vullneti. Ndryshimi i Kushtetutës është qesharak. 5 qershori mbetet për t’u respektuar nga të gjithë aktorët. Është qesharake që ndryshohet Kushtetuta për 1 minutë. Ne do i qëndrojmë 5 qershorit. Ne jemi sot në një kolaps total. Prioriteti është ndryshimi i realitetit që kemi, ndaj PD-ja ka formësuar bllokun e saj politik për fitore. Ne e konsiderojmë angazhimin si formë sakrifice. Ne duam të vendosim ekuilibret.”