Gjermani, subvencioni nxit blerjen e makinave elektrike dhe hibride

37

Aplikimet për një subvencion për makinat elektrike, i paguar nga shteti gjerman, arritën në gati 20 000 në muajin korrik, njoftoi sot Ministria e Ekonomisë.

Aplikimet për të ashtuquajturin “bonus inovacioni”, që mbulon si motorët plotësisht elektrikë, ashtu edhe ata hibridë, arriti në 19 993 për muaj, niveli më i lartë që nga prezantimi i bonusit në vitin 2016.

“Që nga fillimi i vitit, 69 606 aplikime për subvencionin janë bërë deri në fund të korrikut, një rritje prej 78,6 % në vit”, njoftoi Ministria.

Qeveria gjermane e rriti subvencionin si pjesë e paketës së saj për të kundërshtuar efektet ekonomike të pandemisë së COVID-19.