A u krijua Covid-19 në laborator nga vetë njerëzit për qëllimet të këqija? Ja çfarë thotë OBSH

216
Sigal

OBSH ka konfirmuar se virusi i cili ka sjellë shumë krizë dhe trazira në vend, nuk është krijuar në një laborator.

Studimi i ri thotë se koronavirusi është transmetuar nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes kafshëve të tjera. Ndonëse kjo teori ende nuk është konkretizuar, mendohet se vetëm kjo qëndron pas pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet se ende nuk dihet origjina e vërtetë e Covid-10, por përjashtojnë mundësinë se mund të ketë dalë nga një laborator.

Ekipi i studiuesve që mbështesin këtë teori, ka sugjeruar që hipotezat e krijuara deri më tani të hetohen deri në zbardhjen e së vërtetës, por thekson se teoria se Covid ka dalë nga një laborator nuk është e vërtetë. Theksohet se publikimi i këtij raporti është vonuar, teksa dyshohet se Kina është përpjekur të ndryshojë përfundimet e studimit në mënyrë që të mos dalë fajtore. Studimi rendit katër hipoteza që mund të vërtetojnë origjinën e koronavirusit.

“Ka disa hipoteza lidhur me origjinën e SARS-CoV-2 që provojnë se është përhapur përmes trajtimit të produkteve të ngrira të kontaminuar dhe të importuara nga Kinë që nga fillimi i pandemisë. Aksidentet laboratorike janë të rralla dhe se laboratorët në Wuhan menaxhohen mirë,” raporton OBSH