59 përqind e francezëve nuk pranojnë të vaksinohen

227
Sigal

Shumica e francezëve nuk kanë ndërmend të vaksinohen kundër COVID-19 kur ajo të jetë në dispozicion.

Kjo u zbulua nga një sondazh nga kompania Ifop për “Journal du Dimanche”. 59% e popullsisë thonë se ata nuk do të vaksinohen, ndërsa 41% janë të gatshëm ta bëjnë atë.

Ata që shprehën kundërshtimin e tyre shtuan se preferojnë një vaksinë të prodhuar në Francë dhe jo një të huaj.