5 viktima nga një shpërthim në një ndërtesë në Itali, dyshohet për rrjedhje gazi

405
Pesë persona, 4 burra dhe një grua humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë katër katëshe në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Arnasco, në verilindje të Italisë, në rajonin e Ligurias dhe shpërthimi besohet të jetë shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Ndërtesa është rafshuar e gjitha teksa forcat zjarrfikëse gjetën trupat e pajetë gjatë kërkimeve në rrënoja. Ndërkohë një grua u dërgua menjëherë në spital , pasi u gjet në gjendje të rëndë nga ekipet e shëptimit.
Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës në Liguria Luca Cari tha se shpërthimi duhet të ketë qenë shumë i fuqishëm, teksa hetimet për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë.
Edhe pse numri i banorëve që jetonin në ndërtesë përputhej me numrin e trupave të pajetë të gjetur dhe të mbijetuarve gjithashtu, ekipet italiane të kërkimit vijuan kërkimet me idenë se mbase ndonjë prej tyre mund të ketë pasur miq të ftur në shtëpi natën e shpërthimit.
Sigal