Motrat më të bukura në botë

1411
Leah Rose dhe Ava Marie janë dy binjaket identike nga Los Anxhelosi dhe Orange County, të cilat janë konsideruar nga ndjekësit e tyre në “Instagram” si motrat më të bukura në botë.
Nëna e 7-vjeçareve, Jaqi Clements, nisi të postojë foto të tyre në rrjetin social në muajin korrik dhe tanimë kanë arritur të të grumbullojnë mbi 139 mijë fansa.
Të njohura ndryshe si “Binjaket Clements”, Leah Rose dhe Ava Marie kanë lidhur kontratë me dy agjenci modelingu.
“I prezantova idenë time vajzave se nëse do ndiqnin mësimet e kërcimit dhe praktikën e notit që kishin çdo javë, do të mund të provonin modelingun. Nuk u çudita kur ato u hodhën nga gëzimi dhe mezi prisnin të fillonin,” shkruan mamaja e tyre në një postim në blog.


Sigal