381 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

552
Sigal

Në Mbretërinë e Bashkuar, ka patur një rritje të frikshme të faltaliteteve në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit.

Sipas shifrave të publikuara nga Departamenti i Shëndetit, 381 persona kanë humbur jetën në një ditë të vetme, duke e çuar numrin e viktimave nga Covid-19, në 1,789.

Një ndër viktimat e fundit në Britani, është një 19 vjeçar, i cili nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sipas NHS, pjesa më e madhe e pacientëve që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, kanë patur sëmundje të tjera, të cilat janë komplikuar edhe më tej si pasojë e koronavirusit, duke i sjellë vdekjen.

Qeveria britanike ka vendosur masa radikale, duke kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për të blerë ushqime dhe për aktivitet fizik, duke respektuar masat strikte të distancimit social.