13-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë në spital, u qëllua me armë zjarri

186
Sigal

Një 13 vjecar është vetëplagosur në orët e mesditës në qytetin e Gjakovës. Ai është në gjendje të rëndë dhe pasi është trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë “Isa Grezda”, është transportuar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën  e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda”  një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka  kuptuar se gjendja shëndetësore e tij  eshte e renduar  dhe i njejti eshte derguar për trajtim te mëtutjeshme ne Prishtine. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima eshte vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kane përgjigjur rastit”, tha ai. Gjurkaj ka shtuar se rrethanat e rastit janë nën hetim.