1 javë bllokoi tregtinë botërore, anija gjigande në Kanalin e Suezit kthehet në gjendjen normale

206
Sigal

Anija kontejner “Ever Given” 400 metra e gjatë, e cila bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë, është liruar plotësisht, thonë autoritetet egjiptiane.

Vëzhguesit tregojnë se sterna e anijes, e cila peshon më shumë se 200,000 ton, më në fund është larguar më shumë se njëqind metra larg bregut perëndimor të kanalit.

Autoriteti i Kanalit të Suezit (Sca) tha se “manovrat tërheqëse për të rivënë në lundrim anijen e kontejnerëve filluan me ndihmën e 10 rimorkiatorëve gjigantë, deri sa u arrit të liiohet plotësisht dhe të rinisë të lundrojë”.

“Ever Given” ishte bllokuar që nga e marta në mënyrë diagonale përmes Kanalit, duke penguar plotësisht rrjedhën e ujit me gjerësi afërsisht 300 metra, një nga vendet më të qarkullueshme në botë.

Në “Kanalin e Suezit”, afërsisht 190 km të gjatë, kalon rreth 10% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë ndalimi shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme.

Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe, sipas Sca.

Të paktën një duzinë rimorkiatorësh dhe pastruesish për të thithur rërë nga poshtë anijes u mobilizuan gjatë operacioneve.