Pas homazheve, Bashkim Fino përcillet për në banesën e fundit

297
Sigal

Familjarë, kolegë, miq e dashamirës, i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të vendit, Bashkim Fino. 59-vjeçari u përcoll në banesën e fundit në heshtje nga kolegët që ishin mbledhur për homazhe në Pallatin e Kongreseve. Pasi është nxjerrë nga godina me muzikë funebre, akëmorti i tij i mbushur nga tufa me lule është drejtuar për ta dërguar në banesën e tij të fundit.