‘1.2 kg kokainës dhe mijëra euro cash’/ Vihen në pranga dy shqiptarë në Itali

107
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me 1.2 kilogramë kokainë si dhe 14 mijë eurove cash.

Karabinierët e Compagnia di Foligno thanë se ata vepronin në zonat e Montefalcos, Trevit dhe Folignos ndërsa bashkëpunonin edhe me shqiptarë të tjerë të cilëve u shisnin edhe kokainë.

Arrestimet kanë ardhur pas një hetimi kompleks, të nisur tetorin e kaluar, përmes të cilit policia arriti të konstatonte episode të shumta të trafikut të drogës, veçanërisht kokainës, në zonat e Montefalcos, Trevit dhe Folignos.

Hetimet e kryera nga policia italiane nxorën në dritë një kompleks i vendosur në një zonë rurale në bashkinë Montefalco, që shërbente si si bazë e logjistikës së trafikut të drogës, ku mbanin të fshehur lëndët narkotike, të cilën e shisnin me shumicën te bashkatdhetarët e tyre.