Viti akademik 2016-2017; rikthehet mesatarja për të hyrë në Universitet Publike dhe Private

506
Prezantimi i Draftit për Arsimin e Lartë në komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publikë, është shoqëruar me debate dhe kundërshtime. Ish ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e ka kundërshtuar draftin për Arsimin e Lartë duke u shprehur kundër fuqizimit të rolit të dekanëve me ligj. Ndërkohë kundërshtarët e ligjit, thonë se drafti i qeverisë favorizon universitetet private dhe parashikon rritje të tarifave për studentët e universiteteve publike. Sipas pedagogëve, universitetet kthehen në fondacione dhe paratë që i takojnë institucioneve publike i shpërndahen privatit, ndërsa diplomat njehsohen. Ligji që ka ngjallur mjaft debate në mesin e akademikëve, por edhe vetë studentëve pritet t’i nënshtrohet ndryshimeve të reja. Në rast se ligji kalon në këtë formë në Parlament, rikthehet nota mestare për të hyrë në universitet. Sipas Draftit për Arsimin e Lartë, kriteri i notës mesatare si dysheme përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë universitetet kanë të drejtë të aplikojnë vetë notën mestare për secilin program, lart dyshemesë me vendim qeverie. Nëse maturanti nuk ka notë mesatare nuk ka të drejtë të kandidojë për të qenë student as në universitet private dhe as në ato publike në vitin akademik 2016-2017. Ligji për arsimin ka ngjallur mjaft debate në mesin e akademikëve, por edhe vetë studentëve të cilët e kanë kundërshtuar vazhdimisht me protesta. Të njëjtën gjë bën edhe dje përpara se të diskutohej rreth ligjit, studentet të mbledhur para zyrave të kuvendit, shprehën edhe njëherë qëndrimin e tyre duke e kundërshtuar reformën e arsimit të lartë, duke deklaruar se është në disfavorë të tyre.
Sigal

Prezantimi i Draftit për Arsimin e Lartë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla prezantoi dje, në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publike, Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. Gjatë fjalës së saj, ministrja renditi disa prej ndryshimeve thelbësore që Ligj i ri i Arsimit të Lartë sjell, siç është edhe skema e financimit. Sipas Ministres Nikolla, ligji përfshin konceptin modern të financimit me bazë performancën. Sipas saj, Ligji i ri i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor e bën më të drejtë financimin publik për studentët duke ju gjendur pranë studentëve në nevojë. Projektligji rrit ndjeshëm autonominë universitare duke deleguar drejt universiteteve publike një sërë vendimmarrjesh të rëndësishme që sot, i kryen Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ministrja shtoi se projektligji modernizon qeverisjen e brendshme universitare duke i dhënë autorit të qartë Senatit Akademik mbi qeverisjen akademike të institucionit si dhe ja mbështet punën me një strukturë të re administrative në shërbim të misionit të IAL-ve. Projektligji sjell standardizim në gjithë hapësirën dhe mes gjithë aktorëve në sektorin e arsimit të lartë, duke u fokusuar dhe duke ju përmbajtur parimit një kut një masë. Një risi tjetër që sjell ky projektligj është krijimi i mundësive të reja për diversifikimin e financave. Ministrja shtoi se një tjetër risi që sjell ky projektligji është modernizimi i kërkimit shkencor, i cili kthehet në kriter të rëndësishëm të financimit të universiteteve, duke mundësuar që departamentet, Profesorati, pedagogët të jenë më aktiv për t’i kthyer universitetet në qendra të zhvillimit dhe të inovacionit. Ky projektligj ridimensionon agjencitë ekzistuese duke i afruar me modelet më të mira evropiane dhe duke modernizuar shërbimet që ato ofrojnë në sistemin e arsimit të lartë. Në prezantimin e saj, Ministrja përmendi edhe opinionet e dy profesorëve të huaj për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë.