Skandali i Komitetit anti-Covid me mbylljen e shkollave private

330
Sigal

Universitetet në Shqipëri janë të mbyllura që prej marsit të vitit që lamë pas, teksa në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me COVID-19. Prej atëhere mësimi është ndjekur online, shoqëruar me problematika të shumta.Edhe pse studentët nuk kanë qenë të pranishëm në auditore, atyre i është kërkuar të paguajnë tarifën e plotë të studimeve që kap shifra relativisht të larta.  Një pjesë e madhe e studentëve kanë pasur probleme me internetin, madje disa nuk kanë pasur as akses, duke e bërë të pamundur ndjekjen e mësimit online.Një ndihmë nga qeveria jo vetëm që nuk vjen, por një pjesë e universiteteve pezullon nëpër provime edhe nxënësit që e kanë të pamundur aksesin në një kompjuter apo internet.

Përpos këtyre shqetësimeve madhore, skandaloze është ajo që Komiteti Teknik i Ekpertëve(“Komiteti Politik”) bën me shkollat private, që nëpër klasa kanë nga 10 nxënës.  Edhe ky fakt duket se nuk është i mjaftueshëm dhe vijon zvarritja e nxënësve  me mësimin me orare të alternuar. Ndërkohë takimet e përditshme  elektorale të PS grumbullojnë qytetarët.