4 muaj para zgjedhjeve, qeveria jep për 35 vite me PPP, portin turistik të Vlorës me vlerë 22,8 milionë euro

427
Sigal

Pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit është shpallur fituesi i koncesionit për portin turistik të Vlorës. Fitues i PPP-së me vlerë investimi 22.8 milionë euro pa TVSH është bashkimi i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd,  “Brunes” sh.p.k.  dhe “Ndregjoni” sh.p.k. Ajo që vihet re tek këto kompani është se nuk kanë asnjë lidhje me qytetin bregdetar të Vlorës. Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

Pas Aeroportit edhe Port Detar me Koncesion

Dje (e hënë data 29) është shpallur fituesi.Qeveria shqiptare ka bërë sot dy njoftime për dy Koncesione PPP në Vlorë.  I njoftuar më parë në media, njoftimi zyrtar për PPP Aeroporti i Ri i Vlorës është finalizuar zyrtarisht në Njoftimin e sotëm. http://openprocurement.al/sq/concession/vieë/id/27

Po dje është shpallur fituesi për koncesionin tjetër në Vlorë, konkretisht tenderi Dhënie me Koncesion PPP për Projektim, Ndërtim, Operim, Mirëmbajtje dhe Transferim  e një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës Marina Vlorë. http://openprocurement.al/sq/concession/vieë/id/27

Ky tender për PPP ka si autoritet prokurues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Të gjitha dokumentet dhe informacionet për këtë tender janë të afishuar në faqen për Prokurime Transparente.

Fitues është shpallur një bashkim operatorësh me 4 shoqëri:

  1. Marina di Valona sh.p.k regjistruar sipas të drejtës tregtare Shqiptare http://opencorporates.al/sq/nipt/M01324008A
  2. Marina Projects LTD regjistruar në UK http://opencorporates.al/sq/nipt/04182366
  3. Brunes shpk regjistrur në Shqipëri http://opencorporates.al/sq/nipt/K37125203H
  4. Ndregjoni shpk regjistruar në Shqipëri http://opencorporates.al/sq/nipt/K31329048I

Në garë morën pjesë edhe dy shoqëri shqiptare Albavia dhe Gjikuria të cilat janë skualifikuar.

Ky koncesion ishte shpallur si garë në datën 6 Janar 2021. Ofertuesit mund të paraqisnin ofertë deri më 26 shkurt 2021.

Forma e Kontratës është : BOT Ndërtim Operim dhe Transaferim

Burimi i Financimit është Investim Privat.

Kusht vlera e financimit nuk duhet të përllogaritet nga Ofertuesit më e vogël se 22 725 571 Euro pa TVSh. (njëzet e dy milion e shtatëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e një Euro).

Sipas Dokumenteve Standarde të tenderit, që janë të aksesueshme në ëebfaqen Open Procurement Albania Projekti Koncesionar PPP për Ndërtim Operim dhe Transferim i një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës është PPP që ka zanafillë tek një Propozim i Pakërkuar. Dokumenti Standard nuk jep informacion se kush e ka bërë këtë propozim të pakërkuar, në çfarë dare dhe me çfarë kushti dhe specifikash.Marina Vlorë duhet të sigurojë një vend akomodimi të mbrojtur, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të Jahteve. Marina duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe duhet të sigurojë një kanal hyrjeje të sigurt dhe të lundrueshëm përveç basenit të mbrojtur. Marina duhet të akomodojë minimalisht 400 anije. Ankorimet e llojeve të ndryshme të anijeve duhet të reflektojnë flotën tipike moderne që pritet të lundrojë në detet Jon dhe Adriatik, duke u mbrojtur gjithashtu kundër ndryshimeve të mundshme në tregje dhe karakteristika të anijeve

Porti Turistik është parashikuar të jetë në vendndodhjen : Qendër e Qytetit, aktualisht në Portin Aktual të këtij qyteti i cili është nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Distancat janë përllogaritur 158 km larg nga pika kufitare më e madhe me Greqinë që është Kakavija, 140 kilometra me Portin e Korfuzit dhe vetëm 90 km nga rajoni i Pulias në Itali.

Për këtë Tender Njoftimi i Klasifikimit është bërë më atë 11. 03. 2021. Ndërsa Njoftimi i Fituesit është bërë në Buletinin e hënë 29 mars 2021.Afati i negocimit të Kontratës është 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit. Dokumente mund të gjeni: http://openprocurement.al/sq/concession/vieë/id/27

Një regjistër me të gjitha shoqëritë koncesionare që zbatojnë projekte në vendin tonë, me financim publik apo privat e gjeni tek Open Corporates Albania, tek menu kliko Shoqëri Koncesionare http://opencorporates.al/sq/concession