Nga 1 dhjetori mësimi alternohet edhe në shkollë edhe online

304
Sigal

Ministria e Shëndetësisë i rekomandon Ministrisë së Arsimit fillimin e aplikimit të mësimit të alternuar mes atij klasik me online.

Kjo duke nisur nga data 1 dhjetor 2020.

Vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur vendimin në një deklaratë publike përmes një videoje online.

Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2.

Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.


Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.

Manastirliu kishte dhe një mesazh për qytetarët për festat e Nëntorit

Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve” informon Manastirliu.