Arrestohet juristi i Kadastrës / Falsifikoi dokumente për një banesë në Vlorë

294
Sigal

Një jurist i Kadastrës në Vlorë ka rënë në pranga për falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për shtetasin Hydajet Shenaj 56 vjeç, banues në Vlorë, ku për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.

Burimet bëjnë me dije se Shenaj është arrestuar në flagrancë gjatë orarit të punës, ku kanë qenë 15 policë, që kanë ekzekutuar vendimin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.