Shërbim mjekësor falas në Fierzë

544
Banorët e fshatit Dushaj të Fierzës si dhe qindra banorë të tjerë të fshatrave përreth do të kenë mundësinë të marrin shërbime shëndetësore falas nga datat 2-4 nëntor përgjatë gjithë ditës.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, u ka vënë në dispozicion klinikën e saj lëvizëse, SIGAL UNIQA VitalTruck. 

Stafi i specializuar i klinikës, me në krye Prof. Asc. Dr. Agron Panariti po u ofrojnë banorëve atje një sërë ekzaminimesh falas, si: Echo Abdominale, Echo e Indeve të Buta, Echo e Artikulacioneve, Matje e Kapacitetit Vital të Mushkërive, Matje e Oksigjenit në Gjak, Elektrokardiogramën e Zemrës, Vizitë Sysh e ORL, Matje e Sheqerit në Gjak, vizitë dhe konsultë me mjekun Patholog etj. 

SIGAL UNIQA VitalTruck është e vetmja klinikë lëvizëse në Shqipëri dhe në të gjithë Rajonin. Ajo është e ndarë në pavionë të ndryshëm sipas specialiteteve përkatëse dhe lëviz në të gjithë vendin, përfshirë edhe zonat rurale. 

Që prej vitit 2015, kur dhe u prezantua për herë të parë në Valbonë, ku me atë rast tërhoqi vëmendjen, jo vetëm banorëve, por edhe të shumë turistëve që ndodheshin atje, Klinika Lëvizëse SIGAL ka shëtitur nëpër dhjetëra fshatra e qytete të Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, duke u ofruar qytetarëve shërbime mjekësore falas.

Qëllimi i ndërtimit të kësaj klinike është që qytetarët të fillojnë të ndërgjegjësohen për shëndetin dhe të kryejnë kontrolle mjekësore për të parandaluar sëmundjet. 
Është më mirë të parandalosh një sëmundje, sesa ta kurosh atë!
Sigal