Mbikqyrje më të fortë për universitet private, arsyet përse duhet të zgjedhim një universitet publik

1048
Sigal


Forum/Flasin për “Telegraf” Rektorë dhe Dekanë të universiteteve publike, për nivelin e arsimit dhe risitë në shkollat e larta

Të studiojmë në institucione të arsimit të lartë publik apo institucione të arsimit të lartë privat, kë të zgjedhim? Kjo është një pyetje që vjen shpesh në mëndjet e maturantëve kur janë para momentit që do të fillojnë studimet e larta.Kushjanë më të mirë dhe ku merren më shumë dije? Kjo temë ka marrë shumë diskutime, nga grupe të ndryshme, por sërish përfundimet janë të ndryshme. Dikush mbron tezën se janë më më bashkohore metodat e mësimëdhënies në universitetet private dhe dikush tjetër mendon se universitetet publike janë padyshim më të mirë për të studiuar. Por le të ndalemi pak më shumë tek universitetet private. Sa të vlefshme janë diplomat në këto universitete? A janë të akredituar apo jo univeristetet private? Këto dhe shumë pyetje të tjera dalin kur bëhet fjalë për universitetet private. Aq më tepër që pyetjet dhe dilemat shtohen akoma më shumë për të studiuar në universitetet private kur në pah dalin edhe fakte jo shumë të mira, për dhënie diplomash falco, siç ndodhi në një univeristet para pak kohësh në vëndin tonë, apo edhe abuzime të tjera që mund të bëhen nga këto institucione. Në lidhje me këtë temë gazeta “Telegraf” ka organizuar një forum me Rektorë dhe dekanë të universiteteve publike, për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me dukurinë e dhënies së diplomave falco duke marrë shkas nga një rast i ndodhur pak kohë më parë. Po ashtu ata janë shprehur edhe për risitë që do të sjellin faluktetet që drejtojnë për vitin e ri akademik. Në lidhje me këtë temë kanë folur për “Telegraf” Rektori i Univeristetit të Arteve Prof. Petrit Malaj, Dekani i i Inxhinjerisë së Ndërtimit Prof. Andrea Maliqari dhe Dekani i Drejtësisë Prof Altin Shegani. Ata janë shprehur kundër dukurisë së dhënies së diplomave falco nga univeristetet private, si dhe kanë kërkuar që të merren masa dhe të ketë një sistem më të rreptë mbikqyrje për këto universitete. Ndërkohë që në prononcimin e tyre kanë paraqitur edhe risitë që do të sjellin për vitin e ri fakultetet përkatëse që drejtojnë, ku cilësia dhe përkushtimi do të jenë maksimale për studentët.

 Prof. Andrea Maliqari, Dekan i Inxhinjerisë së Ndërtimit

-Si e cilësoni dhënien e diplomave falco nga Universitetet private?

-Unë jam Dekan i një Fakulteti publik dhe duke qënë në këtë pozicion mua nuk më takon që të bëj një vlerësim për dukuri që mund të ndodhin në universitete private. por gjithsesi unë do të thoja që kjo që ka ndodhur nuk është gjë pozitive normalisht dhe dukuri të tilla nuk duhet të egzistojnë në arsimin e lartë në Shqipëri. Duhet bërë një punë e madhe për të parandaluar këto dukuri në universitetet private.

-Cilat janë, sipas jush, arsyet që maturantët të studiojnë në fakultetin e Drejtësisë dhe çfarë u ofroni realisht studentëve?

-Ajo që ne kemi arritur të bëjmë sivjet, është që ne jemi përpjekur të konsolidojmë marrëveshje dhe marrëdhënie bashkëpunimi me universitete të tjera. Sigurisht që zhvillimi cilësor i universitetit nuk mund të kuptohet pa një mbështetje dhe pa një bashkëpunim të universiteteve homologe. Ne kemi ndërtuar marrëveshje me universitete italiane, franceze dhe zvicerane, me të cilën do të konkretizojmë një marrëveshje bilaterale

 Prof. Petrit Malaj rektor i Universitetit të Arteve

-Si e cilësoni dhënien e diplomave falco nga Universitetet private?

-Ashtu si dhe shumë persona të tjerë edhe unë shikoj, dëgjoj se çfarë ndodhë në vëndin tim. Por nuk do të doja që të bëjë paragjykime deri në momentin që të ketë një vendim të gjykatës përsa i përket rastit në një univeristet privat i cili lëshoi diplomë falco. Por më vjen keq që ndodhin  dukuri të tilla. Edhe pse nga ana tjetër unë jam rektor i universitetit të Arteve, dhe duke qënë në këtë pozicion nuk mund të bëj ndonjë lloj paragjykimi për instituconet e larta të arsimit privat në Shëipëri.

 -Cilat janë, sipas jush, arsyet që maturantët të studiojnë në fakultetin e Drejtësisë dhe çfarë u ofroni realisht studentëve?

-Në thelb vjet ne kemi pasur një paqartësi tek njëri nga fakultetet përsa i takon momentit të moslejimit të hyrjes në fazën e dytë të disa kandidatëve tek departamenti i interpretimit për të vazhduar konkursin. Por këtë ne e kemi zgjedhur tashmë që vjet dhe absolutisht kjo nuk do të ndodhë më. Eliminim nuk do të ketë aty do të mblidhen pikët. Faza eliminuese që vjet ka qenë tek fakulteti i muzikës, nuk është më për këtë vit, në rregulloren e përcaktuar ajo është lëndë që do të jetë pjesë e programit. Pra nuk do të ketë më faza eliminimi dhe kjo është miratuar edhe nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

 Prof. Altin Shegani, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë  

-Si e cilësoni dhënien e diplomave falco nga Universitetet private?

-Ka një gjë, unë jam dekan i një Fakulteti Juridik publik, në kushtet e të qënit në kompeticion nuk mund të them shumë gjëra se do merreshin si tendencioze pastaj. Unë mendoj që të gjithë organizmat që operojnë në fushën e arsimit të lartë duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Kjo është mënyra e vetme për rritjen e standarteve dhe rritjen e cilësisë së diplomave që ofrohen në arsimin e lartë. Kjo është deviza që duhe të shikojmë dhe kjo është deviza që duhet të zbatojmë. Fjalët e fundit i thotë gjitmonë drejtësia dhe në të kundërt unë mendoj që kemi të bëjmë me një paragjykim.

 -Cilat janë, sipas jush, arsyet që maturantët të studiojnë në fakultetin e Drejtësisë dhe çfarë u ofroni realisht studentëve?

-Është e vërtetë që ka një trend për të zgjedhur këtë fakultet, po të shohim kërkesat këto gati-gati kanë qenë në një kreshendo të plotë. Është një fakultet i kërkuar, mendoj unë, se vetë fushat e profesioneve që ka janë të tilla që gjejnë aplikimin jo vetëm në sferën publike, por edhe në sferën private. Mjafton që të kujtojmë faktin që, nëse një ekonomist është i domosdoshëm për një kompani, atëherë edhe një jurist është po kaq i domosdoshëm për një kompani, sepse kujdeset për shëndetin juridik të një entiteti juridik privat. Unë mendoj që roli i juristit në shoqëritë bashkëkohore është shumë i domosdoshëm.