Ja datat e provimit të shtetit dhe aftësimit praktik për farmacistët

539
Sigal

Urdhri i Farmacistit/ Në 13 tetor nis dorëzimi i dosjeve nga praktikantët

Urdhri i Farmacistit njofton se provimi i shtetit për profesionin e farmacistit, do të organizohet ndërmjet datave 17 nëntor– 15 dhjetor. Ndërsa datat e dorëzimit të dosjeve të praktikantit do të jenë 13-14 tetor.

Aftësimi praktik, datat e provimit

Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet nga data 15 – 19 tetor 2014, sipas ndarjes mëposhtme:

15 tetor do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1379 – 1418

16 tetor do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1419 – 1458

17 tetor do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1459 – 1498

18 tetor do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1499 – 1538

19 tetor do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1539 – 1578

20 tetor do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1579 – 1585, si dhe praktikantët e prapambetur.

Dokumentet për provim shtetit

Dorëzimi i dokumenteve për provim shtetit, për studentët të cilët e kalojnë me sukses provimin e aftësimit praktik do të bëhet ditën e provimit të aftësimit praktik. Për personat përsëritës, afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve për provim është data 25 tetor 2014.

Dokumentet që duhet të dorëzoni nëse hyni për herë të parë në provim shteti janë:

1. Formular aplikimi.

2. Fotokopje e kartës së identitetit.

3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listë notash.

4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.

5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).

6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).

7. Raport mjeko ligjor.

8. Dëshmi penaliteti.

9. Vërtetim nga Prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.

10. Fatura e pagesës për provimin e shtetit ( në nr e llogarisë dhënë nga AKP).

11. 2 ( dy ) fotografi( format pasaporte).

Personat përsëritës që dëshirojnë të hyjnë në provimin e shtetit për sezonin nëntor 2014 duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

1. Raporti mjeko-ligjor;

2. Dëshmi Penaliteti;

3. Vërtetim nga Prokuroria që nuk është për ndjekje penale;

4. Fatura e pagesës për provimin e shtetit;

5. Dy fotografi të formatit të pasaportës.

Tarifa më të larta për studentët e privateve të mbyllura, që do transferohen në shtet

 Një student që do të transferohet nga një universitet privat i mbyllur tashmë, në një nga universitetet publike do të paguajë një tarifë më të lartë studimi se studentët e tjerë në shtet. Kështu është shprehur për mediat ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë takimit me drejtuesit e universiteteve private që operojnë normalisht në treg. Pra, familjet e këtyre studentëve duhet të përgatiten për një tarifë më të lartë për shkak se shtimi i numrit të studentëve kanë kosto shtesë, ndërsa sesa do të jetë kjo tarifë, do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për shkak të shtimit të numrit të studentëve, jashtë parashikimeve dhe kuotave të miratuara nga qeveria, universitetet kanë nevojë për staf akademik shtesë, si dhe për ambiente apo materiale të tjera mësimore. Në fund të fundit këta studentë të privateve të mbyllura nuk kishin si të trajtoheshin si të barabartë me studentët aktualë të universiteteve shtetërore. Kjo është një kosto për familjarët e tyre, por që gjithsesi është shumë më e vogël se tarifat vjetore që ata kanë paguar te universitetet private dhe që, për më tepër, do të diplomohen në një nga universitetet shtetërore.

Transferimet te privati

Pas universiteteve publike, edhe privatet që do të vijojnë normalisht punën, bien dakord për të pranuar studentët e institucioneve të mbyllura. Porse studentët që do transferojnë studimet në institucionet private do t’i përgjigjen tarifës së tyre financiare.