Formula e llogaritjes së pikëve, koeficientët e shkollave dhe provimeve me zgjedhje

1051
Sigal

Zyrtare/Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon formulën e llogaritjes së pikëve

Ministria e Arsmit dhe Shkencës ka publikuat formulën e llogaritjes së pikëve për të fituar në universitetet publike. Me publikimin e notave për lëndët e detyrueshme dhe ato me zgjedhje, si dhe me shpalljen e komponentëve të tjerë, maturantët mund të përllogaritin vetë pikët që mund grumbullojnë. Një komponent mjaft i rëndësishëm është edhe koefiçenti që ka secila shkollë e mesme dhe koeficienti i lëndëve me zgjedhje. Meqënëse maturanti tashmë i di rezultatet e provimeve të detyrueshme dhe të provimeve me zgjedhje duke parë edhe koeficientët e shkollave dhe koeficientët e lendëve me zgjedhje në këtë mënyrë, ata mund të bëjnë një zgjedhje të drejtë në Formularin A2 për përzgjedhjen e programeve të studimit, mbështetur edhe në parimin meritë-preferencë. Për këtë “Telegraf” ditën e sotme po boton koeficientët e shkollave të mesme dhe të lëndeve me zgjedhje për degët: Mjekësi, Drejtësi, Ekonomik, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë dhe Akademinë e Arteve të Universitetit të Tiranës. Konkretisht, formula e llogaritjes e përcaktuar nga MASH-i përfshin: Mesataren për gjimnazin 2012 (3 vite shkollë e mesme) ose notën mesatare të 4 ose 5 viteve për maturantët e tjerë; notë e shkallëzuar të provimit të parë të detyruar, Letërsi; notën e shkallëzuar të provimit të dytë të detyruar, Matematikë; notën e shkallëzuar të provimit të parë me zgjedhje të detyruar; notë e shkallëzuar të provimit të dytë me zgjedhje të detyruar; notën e shkallëzuar të provimit të tretë me zgjedhje të detyruar; koeficientin e profilit të shkollës së mesme, si dhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje për lëndët Z1, Z2 dhe Z3. Gjithashtu, gazeta boton sot të plotë pikët që kërkohen për të fituar në çdo program e studimi, me qëllim që kandidatët të kenë një orientim të drejtë në plotësimin e formularit A2, i cili do të plotësohet online nga maturantët dhe do të nisë me Tiranën në datat 23 dhe 24 korrik.