Dështon viti arsimor, 80% e studentëve braktisin auditorët

244
Sigal

Në vitin 2021 në auditorët e universiteteve do të ulen 12% më pak studentë ose rreth 15 mijë persona. Të rinjtë aplikojnë për azil dhe bursa në vendet e BE për t’u arratisur nga Shqipëria. Në vitin 2021, në auditorë ka rreth 124 mijë studentë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT.Ky është numri më i ulët i studentëve, të paktën që prej vitit 2017.

Në shumë vende të Evropës, studimet universitare janë falas, madje edhe konviktet, për studentët e familjeve të varfëra.Rasti më i fundit është i Kosovës që tashmë ofron arsim falas. Ndërsa në Shqipëri, studentët në universitetet publike, paguajnë tarifa shumë të larta studimore, pagesës prej 45.000 lekë, plus një komision prej 100 lekësh që e merr banka.

Duke parë këto problematika që shoqërojnë arsimin, me vaksinimin e detyrueshëm vjen edhe një problem tjerët, ajo e braktisjes së auditorëve në mënyrë masive. Nëse ju referohemi shifrave vetëm 80% e studentëve nuk janë vaksinuar.”Është e drejta ime të mos t’a bëj vaksinën, lë shkollën, por nuk i lejoj të më detyrojnë”, thotë A.SH për “Telegraf”.

Ndërkaq një tjetër aspekt që ngjall pikëpyetje, është edhe fakti se në asnjë kontratë të vaksinave nuk ofrohet siguri maksimale, pasi në raste të simptomave të rënda pas vaksinimit, përgjegjësia nuk i mbetet askujt. Lind pyetja: A kanë faj të rinjtë që kanë dyshime?

Dita ishte djeshme e hapur për vaksinimin në universitetet e vendit , ku vihet re mungesa e interesit për t’u vaksinuar. Në Fakultetin Ekonomik të Tiranës bëhet me dije gjatë vëzhgimit të “Telegraf” se gjatë paradites vetëm 3 studentë u vaksinuan.

Disa student thanë se kjo është një nga mënyrat për të protestuar , ndërsa të tjerë thonë se ose pa vaksina dhe do shkojnë në auditor ose online dhe vaksinën nuk e bëjmë me detyrim .

Korçë

Dështon fillimi i vaksinimit masiv në universitetin e Korçës, brenda 4 orësh vetëm 1 student paraqitet për t’u vaksinuar.Pas lajmërimit nga ministria e shëndetësisë për vaksinimin masiv nëpër universitete, në Korçë janë ngritur dy qendra vaksinimi, ku vaksinatoret duket se do të lodhen me tepër nga pritja për t’u mbyllur dita sesa nga lodhja. Deri më tani nga vrojtimi dhe informacioni zyrtar që Korça 24 ka marrë nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor bëhet me dije se vetëm një student ka përfituar nga thirrja për vaksinimin masiv.Studenti i pyetur shprehet se në rast se nuk do të ishte vaksinimi me detyrim si e vetmja mundësi për t’u futur në auditor nuk do të bënte vaksinën. Nga ana tjetër rektori i Universitetit “Fan.S.Noli” Dhimitri Bello shprehet se për të mos humbur vitin akademik studentët duhet të vaksinohen apo paraqesin testet pcr negative, e në të kundërt nuk do të mund të jenë pjesë e leksioneve. I pyetur për mundësinë e mësimit online ai tregon se ky nuk është një udhëzim që ka ardhur nga ministria e kësisoj nuk mund të ndodhë.Qendrat e vaksinimit ndodhen në godinat e fakultetit të Filologjisë dhe Infermierisë.

Elbasan

Dita e parë e vaksinimit masiv të studentëve nuk ka pasur asnjë interes të paktën nëse i referohemi të dhënave të vaksinimit në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan.Gjithsej 10 studentë janë vaksinuar këtë të hënë ndërsa dy pika vaksinimi janë ngritur për këtë qëllim në kampusin qendror dhe pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore.

 Presioni

Të hënën që vjen, studentët që nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në auditore pa paraqitur tampon negativ ndaj Covidit.Gjatë kësaj jave, përveçse nëpër qendrat e tyre shëndetësore ata mund të vaksinohen edhe pranë fakulteteve ku studiojnë pasi grupe vaksinimi janë instaluar në çdo fakultet.

Vlorë , interes zero

Ka nisur vaksinimi i studentëve të universiteteve publike edhe atyre private në Vlorë, ndërsa siç mund të shihet edhe nga pamjet interesi i tyre është zero! Siç mësohet, dy janë llojet e vaksinës për studentët, ajo Sinocav dhe AstraZeneca.