Arsimi ul flamurin në gjysmë shtizë

51
Sigal

Në auditorët e universiteteve publike ka 22 mijë studentë më pak në 5 vite. Varfëria , emigrimi i të rinjve, shkaqe kryesore. Nga Nikolla, Kumbaro, Peleshi te Beqaj…ja kush janë politikanët që fëmijët e tyre i kanë dërguar të studiojnë jashtë me lekët e popullit

Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë

Në krahasim me vitin 2018, numri i studentëve të regjistruar në arsimin publik ka rënë me 19.7%, ose rreth 22.3 mijë studentë më pak. Plakja graduale e popullsisë që ka ulur grupmoshën e re, së bashku me emigrimin e të rinjve vlerësohen si arsyet kryesore, që kanë ndikuar në këtë tendencë

 Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë. Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin akademik 2022-2023 vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë rreth 91 mijë studentë, ose 75% e totalit të studentëve gjithsej, që arrijnë në rreth 121 mijë, përfshirë sistemin privat. Në krahasim me vitin 2018, numri i studentëve të regjistruar në arsimin publik ka rënë me 19.7%, ose rreth 22.3 mijë studentë më pak. Plakja graduale e popullsisë që ka ulur grupmoshën e re, së bashku me emigrimin e të rinjve vlerësohen si arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë. Psh, grupmosha 15-24 vjeç zbriti në 13% të totalit në fund të vitit 2022, nga 16.1% në 2018-n.

Universitetet, me rënien më të madhe, kryesojnë rrethet

Universitetet e rretheve kanë parë rënien më të madhe të studentëve. Në pesë vjet Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër ka humbur më shumë sesa gjysmën e studentëve, duke shënuar vetëm rreth 3.7 mijë të regjistruan në vitin akademik 2022/2023, nga 8245 në 2016-n. (shiko grafikun: Studentë për çdo universitet në arsimin publik). Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan kishte 37% më pak studentë në 2022-n, në raport me pesë vjet më parë, në atë të “Fan S.Noli” Korçë dhe “Ismail Qemali” Vlorë, nga rreth 30% më pak. Vetëm Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka rezistuar, duke pasur të njëjtin numër të regjistruarish në krahasim me pesë vite më parë. Universiteti i Tiranës, (Fakulteti i Drejtësisë. Fakulteti i Ekonomisë. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë) më i madhi në vend, më 22 mijë studentë, ose 24% të totalit të studentëve të regjistruar, ka shënuar gjithashtu një tkurrje të lartë me 25% të numrit të nxënësve në 5 vitet e fundit. Nuk ka pasur shumë interes as për Fakultetin e Mjekësisë, ku në vitin akademik 2022/2023 ishin të regjistruar 5,842, ose 18% më pak sesa në 2018-n. Nga universitetet e mëdha, i vetmi me rritje, ndonëse të lehtë, është ai Politeknik, me zgjerim prej 1.4%. Universiteti që ka ngjallur më shumë interes ka qenë ai i Sporteve, i vetmi me rritje 29.3% të numrit të studentëve në pesë vitet e fundit, ndonëse ka një numër të ulët (1853). Rreth 30 mijë studentë të tjerë, ose 25% e totalit janë të regjistruar në Universitetet private. Ndryshe nga publiku, sistemi privat ende vijon të rritet ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël. Në raport me 2018-n, në privat janë shtuar gati 5 mijë studentë, ose 18% më shumë. Të dhënat e fundit të INSTAT për universitetet private janë për vitin akademik 2021-2022, ku më i madhi ishte Albanian University (3849), të ndjekur nga Universiteti Europian i Tiranës (3500), Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (3089), Universiteti Epoka (2730), Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë (2550).

Arsimi ul flamurin në gjysmë shtizë

Varfëria dhe mjerimi po shpopullon vendin. Qytetarët po ikin familjarisht jashtë vendit duke marrë edhe fëmijët me vete. Kjo situatë dramatike është reflektuar në shkolla, ku 58 mijë nxënës kanë lënë bosh bankat e shkollës, si kurrë më parë.

2017——— 120,062  nxënës

2018———116,648  nxënës

2019———-109,533  nxënës

2020——–107,989   nxënës

2021———103,467   nxënës