QSHA vazhdon të prodhojë “TESTE” të maturës shtetërore me nivel të ulët përmbajtësor dhe gjuhësor-letrar

517
Sigal

 

 Nga Asije Hoxha

Lënda Gjuha Shqipe dhe Letërsia, në provimin e Maturës Shtetërore 2021 është integruar në një test të vetëm, ndërtuar me 34 pyetje, nga të cilat 20 i përkasin kompetencave gjuhësore dhe 14 kompetencave letrare.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka specialistët më të mirë në fushën e arsimit parauniversitar, prandaj dhe pritshmëritë në hartimin e testeve shtetërore duhet të jenë të një niveli kuptimor dhe zhvillimor për të matur njohuritë e maturantëve. Nëpërmjet pyetjeve duhet të vlerësohen njohuritë gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, dhe njohuritë në analizën e veprës letrare me elementet përbërës të saj: analiza e strukturës, e kompozicionit, e stilistikës dhe metrikës etj, në përputhje me gjuhën standarde të unifikuar.

Por… “Turi” vazhdon … Hartuesit e testit me pyetjet e ndërtuara nuk mund të masin dhe vlerësojnë aftësitë logjike, argumentuese, shkencore dhe të qëndrueshme, sipas niveleve të nxënësve.

Mendimin e konkretizojmë me disa pyetje nga testi Gjuha shqipe dhe letërsia 2021.

Pjesa I Gjuha shqipe lexojmë:

Pyetja 3. Lexoni përcaktimet e mëposhtme të marra nga fjalori i gjuhës shqipe.

HORIZONT

  1. Vija ku duket sikur puqet qielli me tokën.

(Në “Fjalori i Shqipes së Sotme”, fq. 460, lexojmë: vija rrethore më e tejme në

hapësirë ku duket sikur puqet dielli me tokën (dhe jo qielli me tokën). Pra pjesa e qiellit mbi këtë vijë.

  1. Hapësira sa sheh syri së largu.
  2. Rrethi i dijeve.
  3. Shtresë toke që mban pasuri nëntokësore, ujë etj.

(Në “Fjalori i Shqipes së Sotme lexojmë : –Shtresë shkëmbore…..dhe jo shtresë toke!)

Ndërtimi i alternativave nuk i përgjigjet kuptimit që i jep fjalori standard i shqipes!

Ndërsa kërkesa e pyetjes është: “Cili nga përkufizimet përputhet me përdorimin e fjalës horizont në fjalinë: “Nxënësit e shkollës tonë duhet të zgjerojnë horizontin e tyre dhe të bëhen pjesë e botës”.

Përgjigja jepet nga vetë fjalia, që nxënësit zgjerojnë horizontin e tyre, që drejtpërsëdrejti dhe pa nënkuptime është rrethi i dijeve. Përgjigjja është brenda fjalisë.

Nëse lexon:

Pyetja 1 “Cila nga fjalitë shpreh më mirë idenë e tekstit?”

Pyetja 2. “Cila është e dhëna kryesore që përdor autori, për të mbështetur idenë e tij?”

Ideja është mendim themelor, i pranishëm në një vepër letrare dhe është pjesë e analizës së një vepre letrare ose teksti. Në këtë rast teksti është marrë nga një ese: “Qytetërimi për të ardhmen”, e përzgjedhur për të matur njohuritë gramatikore të nxënësve. Edhe sikur të bëhet analiza letrare

përdorimi përgjithësues i termit ide (sepse në një tekst kemi idenë kryesore dhe disa ide të tjera që përçohen tek lexuesi) do të sjellë përgjigje të ndryshme sipas marrëdhënies tekst-nxënës. Pra pyetja duhej formuluar: “Cila është ideja kryesore e tekstit” për të parë nivelin e formimit letrar të nxënësve. Pyetja e dytë është abstrakte, sepse nuk mund të përcaktojmë saktë se cila ka qenë ideja e autorit për të realizuar tekstin?!

 

Shumë pyetje janë në nivelin e nxënësve të klasës 5-të të arsimit fillor. Edhe vitin e kaluar testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, kishte pyetje pa asnjë vlerë argumentuese për t’u përgjigjur dhe të një niveli nën njohuritë bazë të marra nga maturantët gjatë viteve shkollore.

Kështu Pyetja 13. “Në cilën nga alternativat rrënja e fjalës është folje?/ A. të bollshëm./ B. të njohur./ C. fluturonin./ D. notuar. Ose Pyetja 14: “Cila  nga fjalitë ka më shumë mbiemra?” Ose pyetja18: “Cila nga alternativat zevendëson fjalën reduktohen në tekstin “Pinguinët”/ A. mblidhen./ B. shkurtohen./ C. shndërrohen /D transformohen . (Fjalia është “Krahët zunë t’u reduktohen, t’u përshtaten si pendë notimi): pyetje që nuk kanë asnjë vlerë për të matur

formimin e nxënësve!

Lexojmë pyetjen 16: “Në cilin rast fjalitë janë lidhur në një fjali të vetme, pa e ndryshuar kuptimin e tekstit”.

  1. Ata kanë jetuar në zona aq të largëta të Antarktidës dhe nuk kishte kush t’i kërcënonte.
  2. Ata kanë jetuar në zona aq të largëta të Antarktidës, kurse nuk kishte kush t’i kërcënonte.
  3. Ata kanë jetuar në zona aq të largëta të Antarktidës, por nuk kishte kush t’i kërcënonte.
  4. Ata kanë jetuar në zona aq të largëta të Antarktidës, saqë nuk kishte kush t’i kërcënonte.

Formulimi i pyetjes është ndërtuar në shkelje të njohurive gramatikore për fjalitë që ka mësuar nxënësi: të katër alternativat e fjalisë, janë fjali të përbëra bashkërenditëse dhe nënrenditëse në varësi të lidhëzave. Asnjëra nga fjalitë, me ndryshimin e lidhëzës nuk mund të krijojë një fjali të vetme,(sipas kërkesës së pyetjes), sepse janë foljet e paprekura, që formojnë fjali të përbëra bashkërenditëse ose nënrenditëse. Gjithashtu Testi i Maturës Shtetërore a mund të përfaqësohet me pyetje për një shpend si “Pinguini”, që shumë nxënës nuk mund ta kenë parë asnjëherë, sepse jeton në oqeane dhe vende të akullta?!

 

Pjesa II Letërsi

Në këtë kapitull janë marrë autorë që i përkasin viteve 1799-1850, Realizmi kritik ( Honore de Balzak) dhe viteve 1814-1903, Romantizmi. (Jeronim de Rada).

Nxënësit gjatë tri viteve të gjimnazit kanë studiuar 6 tekste të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë dhe kualifikimi i tyre për njohuritë e marra, është për të ardhur keq. Kemi shkuar 200 vite mbrapa! Asgjë aktuale për të vlerësuar gjuhën dhe idetë që përcjell autori në tekst, për të analizuar sjelljen dhe qëndrimet e personazheve, për të krahasuar stilin, gjuhën dhe tematikën në tekste të ndryshme!

U bënë vite që mbizotëron letërsia e kaluar. Ne kemi një letërsi të ditëve tona, që zhvillohet gjatë viteve shkollore si në letërsinë shqipe, po ashtu me letërsinë që botohet në Kosovë!

Çfarë njohurish vjel komisioni i hartimit të testit nga pyetja nr. 22 se: “cila është Zonja e Madhe dhënë në alternativat: A. Nëna e Milosaos. /B. Një figurë e besimit arbëresh./ C. Një nga gratë luftëtare të krahinës./ D. Kallogreja e varfër, nëna e Rinës:

Ish e diela menatë

e, i biri i Zonjës Madhe,

ngjitej tek e bukura,

të m’i lipën një pik’uji…

Në vargje del qartë që “Zonja e Madhe” është nëna e Milosaos ( i biri)! Pyetje që e ka përgjigjen brenda vargut, pasqyron mospërgjegjësinë e drejtuesve të QSHA që krijojnë komisione që: jo vetëm nuk mbajnë përgjegjësi, siç ndodhi vitin e kaluar me testin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, por nëpërmjet artikujve në gazetë fyejnë, se ata që kritikojnë, janë të paaftë në profesion…

 

Pyetjet ndërtohen me një fjalor të varfër, dhe pa kuptim. Qëllimi i ndërtimit të testit është të vlerësojë njohuritë që nxënësi ka marrë dhe që i shërbejnë në fushën e dijeve gjuhësore dhe letrare!

Në fragmentin, nxjerrë nga romani i Balzakut “Xha Gorio”, pyetjet nuk i përgjigjen njohurive që kanë marrë nxënësit për këtë roman. Ata kanë mësuar kryetemën balzakiane, kompozicionin shumëplanësh, personazhet dhe mjediset, ndërthurjen e temave dhe ideve, përplasjen e interesave dhe pasioneve etj.

Si do të vlerësohet pyetja 28?

Në fjalinë: “Eugjen,- i tha Delfina në vesh, kjo është një brengë për mua sonte. Pyetja është:

Fjala brengë ka kuptimin: A. bezdi / B. harrim / C. mërzi/ D. trishtim ? Secila nga alternativat shpreh nuanca të ndryshme shpirtërore, si: pakënaqësi, gjendje shpirtërore të rëndë, mërzi, harresë. Dhe nuanca e fjalës brengë nuk i përshtatet gjendjes shpirtërore emocionuese të Delfinës (mbase është përkthim i gabuar), sepse ai i ka shprehur dashurinë Delfinës dhe ajo i përgjigjet: “Ah unë do t’ju dua shumë”! Pra, pyetja me fjalët e vendosura nuk i përgjigjen gjendjes emocionale të lumturuar të  Delfinës!

Pyetjes 29, edhe nxënësit e klasës së pestë i përgjigjen saktë pa u menduar fare.

Pyetja: “Në cilën nga alternativat e mëposhtme është përdorur pasthirrma?/ A. Për gjithë jetën. / B. Do të na bezdisë ngandonjëherë / C. Oh, ç’e përmendni atë? –thirri Rastinjaku./ D. Premtomë

që do të vish, thuamë.

Nëse vazhdohet kështu me nivelin bazë në ndërtimin e pyetjeve, duhet të rishikohen provimet e maturës shtetërore. Vetë fakti që provimet e Maturës Shtetërore nuk fillojnë me gjuhën kombëtare, siç ndodh në të gjitha shtetet e botës, por me gjuhën angleze, shpreh qartë nënvlerësimin e provimeve.

 

Dy mendime për testin e Matematikës

Po ta shikosh me vëmendje testin, menjëherë bindesh që është test i përkthyer. Sapo shikon renditjen e pyetjeve sipas numrit rendor thua me 100% ,që kemi të bëjmë me test të përkthyer.

Pyetja e parë fillon me numrin rendor 5/a, (dhe jo me numrin rendor 1). Vazhdon me 5/b, 5/c, 6. Nga numri 6, hiqen nga testi origjinal i përkthyer, ushtrimet me numër 7,8,9 dhe kalon në numrin 10, 11/a, 12/b. Përsëri kemi një shkëputje të renditjes së numrave. Testi nga numri 12/b vazhdon me numrin 16/a. Në vazhdimësi kemi përsëri pyetje të marra nga testi përkthyer, duke bërë kapërcime. Kështu, nga pyetja me numër 18 kalojmë në pyetjen me numër 25/a. Nga numri rendor 28, kalojmë në numrin rendor 32/a.

Pretendimi i maturantëve është i saktë, sepse këtë dyshim e vërteton vetë testi, ku autorëve me siguri u ka kaluar ndryshimi që duhej të bënin tek numri rendor i përzgjedhur si ushtrim për maturën tonë shtetërore.

Sy dyti:

Në gazetën “Telegraf”, dt 17.01.2020, me autor J.M. lexojmë: “Universiteti i Oksfordit për maturantët shqiptarë, që kanë aplikuar për studime bachelor u ka kërkuar të japin provimet e maturës angleze. Programet dhe tekstet aktuale që janë përkthyer në shqip, janë tekste “sekond hand” për nivelin më të ulët arritjesh, sesa ato që kërkon matura angleze. Me shumë mundësi  është përkthyer Testi i maturës angleze për tekstet shkollore të nivelit të lartë. Vështirësia në  kuptimin e ushtrimeve, koha e pamjaftueshme për ta strukturuar pyetjen, niveli i vështirësive që tejkalonte njohuritë e marra nga nxënësit, mund të vërtetojë hipotezën që testi, nuk i përgjigjej

librit të përkthyer të matematikës, por librave të nivelit të lartë që përdoren në Angli.

 

Asije Hoxha