A2 fillon të hënën, me maturantët e Tiranës

561
Sigal

AKP/Publikohet udhëzimi teknik dhe kalendari i shpërndarjes, për plotësimin e formularit A2

Të hënën, në 29 korrik, fillon plotësimi i formularit A2 për maturantët. Sipas kalendarit të shpërndarjes, maturantët e Qarkut Tiranë kanë në dispozicion 3 ditë për plotësimin e formularit A2, nga data 29-31 korrik, ndërsa qarqet e tjera nga një ditë, përkatësisht: Qarku Elbasan datën 1 shtator; Qarku Fier datën 2 shtator; Qarku Shkodër 3 shtator; Qarku Vlorë 4 shtator dhe qarku Kukës 5 shtator.

UDHËZIMI PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A2

I. TË PËRGJITHSHME

1. Përcaktimi i fituesve ndërmjet maturantëve kandidatë për studime në institucionet e arsimit të lartë publik, sipas parimit Meritë – Preferencë, bëhet si më poshtë vijon:

I. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje) dhe për programe studimi të caktuara të cilat u nënshtrohen konkurseve, rezultatet e tyre. Përveç këtyre, merren në konsideratë dhe plotësimi i kritereve të veçanta, të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

II. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet jo më shumë se 10 preferencave, të zgjedhura prej tyre.

2. Vëmë në dukje se ndodh shpesh herë që maturanti kandidat mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por theksojmë se ai shpallet fitues në preferencën më të lartë (të sipërme) të këtij grupi. Kjo është arsyeja që në plotësimin e formularit A2 është shumë e rëndësishme jo vetëm përzgjedhja e programeve të studimit (preferencat) por dhe renditja e tyre prioritare.

3. Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve, të Akademisë së Arteve Shkodër dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet “Arkitekturë (Arkitekt)” dhe “Arkitekturë (Urbanist)” të Universitetit Politeknik të Tiranës, programet “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, programi i studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, programet e studimit të Akademisë së Arteve Shkodër, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë. Konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit) zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze si dhe intervistë punësimi. Për këto programe studimi në procesin e llogaritjes së pikëve të maturantit kandidat merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit.

4. Për të fituar të drejtën e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të Shqipërisë, çdo maturant që kërkon të vazhdojë studimet e larta, duhet të plotësojë Formularin A2, on-line në çdo mjedis ku ka akses interneti në datat e përcaktuara në kalendarin e mëposhtëm.