Pse qeverisë i intereson niveli i lartë i çmimeve?

746
Sigal

  Analizë nga Prof. Dr. Alqi Naqellari: Qeveria shqiptare ka krijuar bordet, që t’i krijojë iluzion popullit se ajo po e mbron nga rritja e inflacionit. Duke bërë këtë veprim ajo e shmang popullin nga grevat dhe demostratat për të ruajtur stabilitetin e saj social e politik. Në realitet “Bordi i Transparencës”, nuk po e mbron fare qytetarin, përkundrazi po e godet, sepse ai i fikson çmimet duke mos marrë në konsideratë taksat prej të cilave përfiton qeveria

 

Qeveria shqiptare ka krijuar bordet që t’i krijojë iluzion popullit se ajo po e mbron nga rritja e inflacionit. Duke bërë këtë veprim ajo e shmang popullin nga grevat dhe demostratat, ruan stabilitetin social e politik në situatën e jashtme jo normale

Në situatën e paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike, që ka ardhur si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë problem kryesor është rritja galopante e inflacionit, e papunësisë dhe e rënies ekonomike. Pra: problem janë tri treguesit kryesorë makroekonomikë të cilët tregojnë gjendjen e ekonomisë së çdo vendi. Ato janë në bazë të përcaktimit edhe të shkallës së mirëqënies.

Kush duhet ta mbrojë popullin, konsumatorin nga rritja e shfrenuar e çmimeve, sidomos në mallrat e mbijetesës si zëra të “shportës”, Banka Qendrore, Entet Publike të Administratës Publike shtetërore(ERRE, ERRU, AMF, etj), AK (Autoriteti Konkurencës) apo Qeveria? Përgjigja është të gjitha në atë çfarë ju mundëson ligji. Nuk mundet që njera e vetme të mbrojë konsumatorin, ato duhet të funksionojnë në bllok ndryshe dështojnë ashtu siç kanë dështuar deri tani me të famëshmin, me shpikjen e qeverisë shqiptare “Bordi Transparencës”.

  1. a) Banka Qendrore ka për objektiv të tashëm dhe të ardhëshëm “arritjen dhe rruajtjen e stabilitetit të çmimeve”.

Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve është vendosur në 1997. Ai nuk ka qënë nga 1992 deri në vitin 1997. Në vendosjen e tij nuk janë marrë në konsideratë objektivat e bankave qëndrore të vendeve të ndryshme të botës, por është marrë në konsideratë vetëm BE dhe banka gjermane. Në vitin 1997 u miratua ligji për Bankën e Shqipërisë.NENI 3.1. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve.

  1. Banka e Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazën e tregut të brendshëm bankar, nxit dhe mbështet zhvillimin e regjimit dhe të sistemit të këmbimeve valutore, tregun e brendshëm financiar, sistemin e pagesave, si dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të zhvillimeve ekonomike të vendit.
  2. Objektivat e tjerë të Bankës së Shqipërisë, të kushtëzuara nga objektivi kryesor i saj, duhet të nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar të bazuar në parimet e tregut.
  3. Detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë janë si më poshtë:
  4. a) të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor;

“Bordin i Transparencës”, i cili nuk po e mbron fare qytetarin, përkundrazi po e godet, sepse ai i fikson çmimet duke mos marrë në konsideratë taksat që rëndojnë këto çmime. Në këtë mënyrë duke mos prekur taksat përfitimet janë të qeverisë dhe jo të konsumatorit.

b)të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë;…c)…ç)…d)…dh)….

5.Çdo objektiv dhe detyrë tjetër, që i caktohet Bankës së Shqipërisë kushtëzohet me arritjen e objektivit të saj kryesor.

Siç shihet BQ është e shkëputur nga përgjegjësia e rritjes së ekonomisë shqiptare, ajo është kthyer thjesht në një bankë e zakonshme, që nuk ka ndonjë lidhje direkte me ekonominë reale.

Banka e Shqipërisë nuk kishte ndonjë arsye thelbësore ekonomike që të kishte për objektiv arritjen dhe ruajtjen e nivelit të çmimeve, sepse Ekonomia Shqiptare nuk ishte në produktin potencial ashtu siç ishin pjesa më e madhe e ekonomive të Europës Perëndimore, nga u mor ky objektiv. Gjithsesi, a mori ndonjë masë BQ-ja për frenimin e rritjes së çmimeve në fund të ’21 dhe fillimin e ‘22? BQ-ja rriti NBI(REPO) nga 0.25 në 0.5. Po a mjafton ky veprim për të frenuar rritjen e çmimeve? Jo nuk mjafton, sepse, në përgjithësi inflacioni në një vend si Shqipëria, që bazohet mbi konsumin dhe importet është i importuar. Kështu BQ-ja nuk e ka kontrolluar asnjëherë normën e inflacionit dhe nuk do ta kontrollojë kurrë, çfardolloj mase të marri. Të gjitha të dhënat, për 10 vitet e fundit tregojnë për një lidhje negative midis REPO-ve dhe normës së inflacionit.

b)Institucionet e pavarura (Entet Publike të Administratës Publike Shtetërore) kanë detyrim të mbrojnë konsumatorët nga rritja abuzive e çmimeve të energjisë elektrike, ujit etj. Në këtë grup përfshijmë:

ERRE (Enti rregullator i energjisë).(Ligj 43/2015)…Mbron interesat e konsumatorit. Jep autorizime dhe licensa në sektorin e energjisë elektrike. Miraton çmime, mbron konkurencën, bashkëpunon me Autoritetin e Konkurencës”. Pyetja shtrohet a e ka mbrojtur ndonjëherë konsumatorin ky Ent Publik i pavarur? Përgjigja është jo! Sepse këto lloj institucionesh vetëm emrin e kanë “i pavarur”, sepse janë plotësisht të varur nga qeveria. Ato bëjnë çfarë ju dikton qeveria, siç ishte pagesa e energjisë elektrike me fasha. E theksoi Ministrja Balluku dhe jo Kryetari i ERRE-së.

ERRU (Enti rregullator i ujit). Sipas Ligjit 8102  ….. miraton çmimet dhe tarifat e shitjes së ujit dhe mbron konkurencën. Mbron interest e konsumatorit. Bashkëpunon me Autoritetin e Konkurencës”. Edhe ky Ent nuk vepron i pavarur, përkundrazi, ashtu siç tregojnë veprimet e tij ai është plotësisht i varur nga qeveria. Çmimet i miraton sa herë do thotë Kryetari i Bashkisë, dhe jo sa here është e nevojshme. Gjithë këto institucione nuk kanë pasur asnjë rast ku të rekomandojnë uljen e çmimeve, përkundrazi vetëm kanë miratuar rritje të tyre.

AKEP (Autoriteti Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Sipas Ligjit 9918 AKEP-i dhe Autoriteti i Konkurrencës bashkëpunojnë për çështje me interes të përbashkët, që lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi për konkurrencën e sektorit të komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar”.

Përgjithësisht, sa thamë më lart, janë Ente ose institucione publike shtetërore. Janë të pa varura. Drejtuesit e tyre kryesorë vendosen nga Kuvendi dhe Qeveria. Kanë një numër të caktuar punonjësish. Licensojnë ndërmarjet e linjës. Miratojnë çmimet dhe tarifat e produkteve përkatëse. Monitorojnë zbatimin e ligjit nga subjektet e licensuara. Për çdo shkelje ligji vendosin gjobat përkatëse. Mbrojnë interest e konsumatorëve. Subjektet e licensuara nuk janë anëtarë të këtyre Enteve apo Autoriteteve. Në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurencës mbrojnë konkurencën e lirë dhe efektive në treg, në tregun e energjisë, në tregun e ujit, në tregun e sinjaleve etj.

AK (Autoriteti Konkurencës). Është autoriteti, enti më i rëndësishëm në ekonomminë e një vendi pasi ai mbron konkurencën e ndershme prej sipërmarjeve private e shtetërore, që synojnë ta pengojnë ta eleminojnë apo ta shtrembërojnë atë. Për AK kam shkruar disa artikuj, kështuqë nuk do zgjatem, por kam vetëm një përqasje. A duhej AK të merrte nën hetim të thelluar “Bordin e Transparencës” dhe Aktin Normativ për krijimin e tij, siç ju kërkua nga “ALERT” në gusht 2021, objektivin, mënyrën e funksionimit dhe pasojat e tij në ekonomi? E bëj këtë pyetje sepse në ligj thuhet …janë të ndaluara të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg”. Këto marrëveshje alla shqiptare si Bordi i Transparencës a janë të ndaluara. Unë personalisht e mora përgjigjen. AK nga dy veprime negative zgjodhi atë që ishte më pak negative, duke u shmangur nga përgjegjësia. E theksova më lartë, në Shqipëri nuk ka asnjë institucion realisht të pavarur.

c)A ka interes Qeveria të mbrojë qytetarët nga rritja e nivelit të çmimeve?

Qeveria si pjesë e shtetit ka për detyrim ta mbrojë konsumatorin nga çdo pasojë negative e situatave ekonomike të krijuara nga paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike, nga shkaqe të jashtme apo të brendshme. Të gjitha grupet që përmenda më lartë në këto situata duhet të aktivizohen për të mbrojtur qytetarët. Qeveria si një subjekt ekonomik ka të drejtë të ndërhyjë në treg për të prishur ekuilibrin ose për ta rivendosur atë, pikërisht në interes të konsumatorëve. Ajo ndërhyn nëpërmjet sistemit të taksa-tatimeve, shpenzimeve direkte, transfertës së pagesave, subvencioneve, çmimeve tavan për konsumatorin, çmimeve dysheme për bizneset, etj. Në rastin e krijuar në fushën e çmimeve nga lufta Rusi-Ukrainë ajo ndërhyri duke krijuar një Bord Transparence, i cili në vend të përcaktojë mënyrën e marzhit të fitimit dhe nivelin e tij, në çdo javë apo më pak përcakton çmimet e karburanteve dhe të një pjese të mallrave të shportës. Ky rast, ky veprim i qeverisë shqiptare nuk ka asnjë precedentë në botë. Nuk ka asnjë vend në botë të ketë bërë këtë veprim. Ato kanë ulur taksat, kanë vendosur çmime tavan apo kanë dhënë subvencione, por të përcaktojnë çmimet duke u nisur nga çmimi në bursë askush nuk e ka bërë. Po pse e ka bërë këtë veprim qeveria shqiptare?

E ka bërë këtë veprim që t’i krijojë iluzion popullit se ajo po e mbron nga rritja e inflacionit. Duke bërë këtë veprim ajo e shmang popullin nga grevat dhe demostratat, ruan stabilitetin social e politik në situatën e jashtme jo normale. Fillimisht demostratat kundër rritjes së çmimeve kjo qeveri i quajti të nxitura dhe në interes të Putinit. Kur qytetarët nuk u tërhoqën, atëhere shpiku me Akt Ligjor “Bordin e Transparencës”, i cili nuk po e mbron fare qytetarin, përkundrazi po e godet, sepse ai i fikson çmimet duke mos marrë në konsideratë taksat që rëndojnë këto çmime. Në këtë mënyrë duke mos prekur taksat përfitimet janë të qeverisë dhe jo të konsumatorit.

 

-E para, sepse rritja e çmimeve sjell rritje të të ardhurave tatimore në buxhet. Kjo realizohet më së shumti prej efektit të stabilizuesve automatikë, të cilët veprojnë në mënyrë automatike, rriten kur rritet niveli i çmimeve. Qeveria ka interes, sepse mbush arkën e saj duke ulur deficitin fiskal në kurriz të konsumatorëve, pra ulja e deficitit përballohet nga qytetarët dhe jo nga rritja e ekonomisë.

-E dyta, sepse rritja e inflacionit çon në uljen e Deficitit real. Deficiti nominal është deficit në fund të vitit. Borxhi nominal është borxhi që ne llogarisim si Borxh i mbartur në 1 janar, minus pagesat e interesit të borxhit, plus deficitin përfundimtar. Deficiti real është i barabartë me deficit nominal minus borxhin total që shumëzon normën e inflacionit. Pra sa më shumë të rritet norma e inflacionit aq më shumë do ulet deficiti real.

-E treta, rritja e importeve sjell rritje të të ardhurave në buxhet. Qeveria është e interesuar të forcohet leku shqiptar dhe këtë objektiv e bën realitet nëpërmjet Bankës Qendrore. Banka Qendrore, në ndryshim me bankat e tjera të botës në vend të stimulojë dobësimin e lekut kërkon dhe lufton për forcimin e tij. Forcimi i lekut ka pasojë rritjen e importeve, për pasojë uljen e nivelit të rritjes ekonomike. Nuk stimulin rritjen e prodhimit vendas, sepse importet i sjell me çmime më të ulta se prodhimet vendase. Pra forcimi i lekut ndikon negativisht në rritjen ekonomike dhe pozitivisht në importe. Rritja e importeve rrit të ardhurat nga tarifat doganore. Në këtë mënyrë, rritja e çmimeve, rritja e importeve çojnë në rritjen e të ardhurave në buxhet. Kjo dukuri ka ndodhur pikërisht këto muajt e fundit kur doli në shesh Bordi i Transparencës.

  1. d) Pse INSTATI e mban të ulët normën e Indeksit të Çmimeve të Konsumit(IÇK)? Kujt i intereson dhe pse?

Është shumë interesante norma e inflacionit në Shqipëri. Kur çmimi i karburanteve u rrit 30-40%, i vajit ushqimor 80-90%, i miellit, i bukës dhe thuajse të gjitha çmimeve të tjera deri te çmimi i ujit, INSTATI shqiptar deklaronte se inflacioni është 5.7% dhe në prill 6.3%. Në Turqi kaloi 60%, në BE kaloi 7.5%, po kështu në UK, SHBA arriti në nivele rekorde. Si ka mundësi që një vend importues si Shqipëria e ka normën e inflacionit më të ulët se vendet nga ku realizon importet?  Përgjigja është e thjeshtë te struktura jo e vërtetë e shpenzimeve të një familje mbi të cilën llogaritet IÇK (Indeksi Çmimeve të Konsumit). Grupi i parë ushqime dhe pije jo alkolike, plus grupin e katërt që përfshin energjinë, karburantet, qiratë e banesave etj zënë 45% të shpenzimeve kur në fakt (me strukturën moshore të Shqipërisë dhe të familjeve) mund të zënë 80%. Ky ndryshim bën që të mos nxirret norma e vërtetë e inflacionit. Pse i duhet ky inflacion i ulët qeverisë? I duhet, sepse qeveria është e detyruar të indeksojë pagat dhe pensionet me normën e inflacionit çdo vit. Nëse do llogaritej ndryshe atëhere pagat dhe pensionet nuk do indeksohen me 3.3% siç u premtua, por do ishin indeksuar me 10 apo 15% siç është realiteti. Po a ka para qeveria shqiptare të indeksojë në këto shifra? Absolutisht jo, prandaj inflacioni real që bie mbi buxhetin e konsumatorëve me inflacionin e llogaritur nga INSTAT nuk kanë lidhje fare. Inflacioni i ulët i vjen për shtat edhe Bankës së Shqipërisë, e cila stabilitetin e tij e ka për objektiv.

Përfundimisht arsyet e përmendura më lart nuk e bëjnë qeverinë të interesuar për të pasur një inflacion të ulët. Qeveria kërkon që çmimet të jenë sa më të larta.