Pandemia po na vdes, varfëron e streson ……!
Në format nga më të ndryshmet i kemi provuar pothuajse të gjithë. Ndofta jo në familje, por e kemi përjetuar tek të afërmit, miqtë, apo shokët. Kemi derdhur lotë. Më pas kemi qënë të stresuar për ç’ka kemi jetuar ! Kushdo bën pyetje, s’i do vejë puna ?
1- Vdekjet. Në Shqipëri numurohen mbi 2930 vdekje . Shifër e lartë për numurin e popullsisë.
Në botë ka tejkaluar shifrën pesë milionë, në më pak se dy vjet pas shpërthimit të pandemisë. Gati gjysmën e të gjitha vdekjeve nga Covid-19, janë nga sëmundja që shkakton koronavirusi. Në nivel global, koronavirusi tani është shkaktari i tretë, që çon në vdekje, pas zemrës dhe goditjes në tru. Nga fillimi i pandemisë tek ne numërohen mbi 175 mijë persona të infektuar. Zyrtarisht me rreth 10 mijë vdekje shtesë nga marsi 2020-mars 2021. Pra del se shumë vdekje kanë ardhur nga korona, por s’janë regjistruar ! Çdo ditë numri po rritet. Nga 10-15 në ditë, duke shkuar në shator me 200 vdekje e tetori me 280. Mënyra si jeton, e afron ose e largon vdekjen. Di shumë njerëz që kur i vjen fundi bëhen pishman, fjala vjen që kanë pirë duhan, alkool, drogë, kanë bërë jetë të çthurur, por ka qenë vonë. Vdekja i ka rrëmbyer, duke mos i falur, mbase kanë qënë të gatshëm. Kovidi s’pyet si ke jetuar dhe a ke frikë apo jo ? Ai s’bën diferencim, je i pasur , apo i varfër , e mirë apo i keq, burrë apo grua, i ndershëm apo i korruptuar. Të gjithë janë të barabartë për të ! Sa mirë do të ishte që dhe jeta të ishte kaq e drejtë ! Çdo ditë shqetësohemi ! Herë nga infektimet, herë nga numuri i vdekjeve, herë nga të rejat e shkencës që s’i janë sot s’janë nesër! Variante të ndryshme po na raportohet, por asnjëri siguri s’na jep Prekja e Sistemit Nervor e bën të sëmurin ta vuajë edhe më shumë sëmundjen. Ecuria është më e pasigurtë dhe vdekshmeria më e madhe.
2-Varfëria
Varfëria venit dëshirat. Njeriu ka shumë kërkesa, por jo të gjitha realizohen. Këto janë në përputhje me aftësitë e tij , por dhe nga gjendja social- ekonomike e situatat ku jetojnë. Tek ne është shndërruar në krizë ekonomike, duke ndikuar negativisht edhe në punësimin.
Pandemia ka krijuar mbi dhjetra mijë të papunë. Borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme e kthyer në një rrezik edhe më të madh nga pandemia. Sëmundjet e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e jetesës, sidomos në situatat që po kalojmë. Disa po pasurohen. E kam fjalën për farmacitë, laboratorët e analizave e spitalet private. Halli na ka çuar tek të treja. Çmime të larta për një analizë , apo ilaç. Shërbimi në spitalet private i mirë, por s’na i mban xhepi. Ja disa raste . Rasti normal shpenzime: 200.000 lekë vetëm ilaçet e analizat. Një rast më i rëndë, shtrimi, analizat, serumi në një spital privat, shpenzoi 800.000 lekë. Rasti i tretë më i rëndi u shtrua në një spital privat për 19 ditë , duke shpenzuar 3.000.000 lekë. Ka dhe të tjerë që kurohen jashtë shtetit. Ata e kanë xhepin plot! Drejtojnë e na japin mend. Ku t’i gjejë fukarai këto lekë…? =Në këto kushte do të pranojë pa dëshirë vdekjen. Në këto situata është më e drejtë të ulin çmimet, duke u treguar human sipas betimit të Hipokratit. Na është sosur durimi, sidomos moshave te treta, që zbatojnë udhëzimet, por asnjë ndihmë s’kanë !
Fajet i kemi vetë. Në markete e kudo në hyrje lexohet vini maskën, kurse vetë punonjëset s’mbajnë maska ! Miri, nipi nga Italia më këshilloi që t’mos e heq maskën. Këtu, Dajë, në ambientet e mbyllura s’mund të futesh po s’paraqite dekumentin që ke bërë vaksinën kurse jashtë me maska: ndryshe gjobitesh.Forca krjoi të drejtën. Kjo të zbatohet dhe këtu, por!
3 Stresi – Pandemia është një situatë e veçantë dhe e rrallë. Mund të prekë njerëzit fizikisht, por edhe psikologjikisht. Në këtë kontekst, shumë njerëz përjetojnë reagime stresi, ankthi dhe depresioni. Frika, shqetësimi dhe stresi janë përgjigje normale ndaj kërcënimeve të perceptuara ose të vërteta, ndërsa përballemi me pasiguri ose mosdije. Kështu, është normale dhe e kuptueshme që njerëzit të përjetojnë frikën e pandemisë. Frikës së prekjes nga sëmundja Covid 19, i shtohen edhe ndryshimet në jetën e përditshme, për shkak të kufizimit të lëvizjeve e mos takimeve me njërëzit e dashur. Përballë realiteteve të reja të punës nga shtëpia, papunësia , mungesa e kontaktit fizik me anëtarët e tjerë të familjes, miqtë dhe kolegët, është e rëndësishme që të kujdesemi për mendjen tonë, po aq mirë si për atë fizike dhe shëndetësore. Prekja e sistemit nervor është një nga simptomat kryesore e Covidit të gjatë edhe në Shqipëri, ashtu si dhe në të gjithë botën . Të dhëna operative nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se rreth 20 mijë persona po vuajnë “COVID-in e gjatë”. Ata po vuajnë nga pasojat direkte dhe indirekte të sëmundjes, të tilla si dëmtime të mushkërive, lodhje kronike dhe dëmtim të sistemit nervor dhe çrregullime psikike. Një pjesë e madhe e tyre do të mbeten të sëmurë kronik. Sipas vlerësimeve, rreth 20% e pacientëve vuajnë nga një lodhje fizike e psiqike gjatë një vit pasi kanë kaluar infeksionin. Depresioni dhe prekja e sistemit nervor është një nga simptomat kryesore e “COVID të gjatë” edhe në Shqipëri, ashtu si dhe në të gjithë botën. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, fazat e pandemisë prej koronavirusit do të përfundoi kur të krijohet imuniteti i tufës. Sa të krijohet ky imunitet kanë vdekur mijra njerëz. Po jetojmë me ankthin e me frikën e vdekjes që e kanë pranë sidomos moshat e treta. Kjo s’është punë muajsh, do të vazhdojë gjatë -shumë gjatë. Numrat që na serviren janë në propocion me testimet. Kontraste të ngjashme u vunë re për simptomat e ankthit. Ata po vuajnë nga pasojat direkte dhe indirekte të sëmundjes, të tilla si dëmtime të mushkërive, lodhje kronike dhe dëmtim të sistemit nervor dhe çrregullime psikike. Në shumë prej të prekurve, virusi ka lënë pasoja të përhershme. Popullsia e Shqipërisë, e përfshirë në procesin e plakjes dhe rënies së lindshmërisë, po përjetonte një barrë sëmundjesh në rritje edhe para pandemisë. Specialistët theksojnë se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve që kanë kaluar Covid kërkojnë referime për trajtim të shëndetit mendor. Ata shfaqin mungesë përqendrimi, probleme me kujtesën, ankthe dhe depresion. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë treguan se në 4-mujorin e parë të vitit, janar-prill 2021 u shtruan 718 pacientë pranë këtij spitali, nga 425 më 2021. Popullsia e Shqipërisë, e përfshirë në procesin e plakjes dhe rënies së lindshmërisë, po përjetonte një barrë sëmundjesh në rritje edhe para pandemisë. Zhvillimet pandemike lajmërojnë rënie të cilësisë së shëndetit në popullatë, gjë që pritet të ndikojë negativisht jetëgjatësinë në vend dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Burimet ekonomike si të qeverisë dhe të familjeve në periudhën afatmesme do të kanalizohen për trajtimin në pëputhje me shqetësimet shëndetësore. Kjo duhet të bëhet nga ata që kanë përgjegjësinë për këtë punë e paguhen për të.

























