Eurostat/ Shqiptarët dynden drejt Evropës

257
Sigal

Mbi 700 mijë shqiptarë kanë ikur prej varfërisë nga vendi në 10 vitet e fundit duke krijuar një plagë të madhe sociale për familjet dhe mbarë Kombin. Italia, Gjermania,Greqia, Franca dhe Kroacia janë 5 shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët

Ja 5 shtetet që dhanë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët në 2020-n

Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Kroacia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit e Shqipërisë gjatë vitit 2020, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat.Në total në vitit 2020 shtetet e Bashkimit Europian dhanë 37.6 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë. E para renditet Italia, me 13,059 leje. E dyta është Gjermania me 8,308  leje, e treta është Greqia me 7,768, e ndjekur nga Franca me 1,875 dhe Kroacia me 1,695 leje qëndrimi për herë të parë.Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013.Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

Lejet e qëndrimit në Europë

Sipas Eurostat, në vitin 2020, Polonia dha 598 000 nga 2.2 milionë lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna në BE për qytetarët jo-BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 000, ose 14%) dhe Spanja (312 000, ose 14%).

601 200 ukrainas morën lejet e qëndrimit për herë të patë në vendet e BE-së në vitin 2020, duke i bërë ata grupin më të madh të shtetësisë midis të gjithë përfituesve. Polonia lëshoi 488 900 nga këto leje (81%).Më pas renditen shtetasit e Marokut (123 400 leje, nga të cilat 56% u dhanë në Spanjë) dhe të Indisë (79 270, nga të cilët 14% u dhanë në Gjermani). Shtetasit e këtyre vendeve përbënin mbi një të tretën (36%) të të gjitha lejeve të qëndrimit të parë të lëshuara në vitin 2020.

700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008-a

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.Shifrat janë bërë të ditura nga Eurostat, instituti europian i statistikave dhe janë përpunuar nga “Monitor”.Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi.Në raport me popullsinë, diferenca është edhe më e lartë. Gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).Edhe institucionet ndërkombëtare e llogarisin numrin e emigrantëve nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë për këto vende nga shtetet e Bashkimit Europian.Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në një raport të mëparshëm, gjeti se Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për periudhën 2010-2020.Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.

Italia dhe Greqia kryesojnë

Italia dhe Greqia, dy destinacionet që kanë pritur numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë pas viteve 90, kanë dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020.

Viti 2020

Në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas Eurostat.52% e tyre e morën për arsye familjare, 16% për punë, 3% për edukim dhe më pas renditen arsye të tjera, pa u specifikuar.