Banka “Credins”/ Banka më e madhe në vend vjen me degën e re SMART në Tiranë duke ofruar një eksperiencë unike për çdo klient drejt një banking digjital

538
Sigal

Banka  “Credins”  vjen me degën më të re SMART në Tiranë duke ofruar një eksperiencë unike për çdo klient drejt një bankingu digjital

Banka “Credins”, një nga bankat më të mëdha në vend, ka nisur procesin e trasformimit të degëve nga një banking tradicional, drejt një bankingu modern dhe digjital. Falë konceptit të një dege Smart, sjellim një model të automatizuar duke ofruar një kombinim perfekt të një eksperience digjitale dhe asaj humane, për të ofruar një shërbim unik për çdo klient. Dizanji i degës inovative SMART, nënkupton persona të specializuar që kryejnë funksionin e mikpritjes, të informimit dhe trajnimit të çdo klienti, për të lehtësuar përdorimin e çdo shërbimi bankar. Krijimi i një këndi inovativ ku klientët mund të relaksohen para tabletave të vendosura, u mundëson atyre të këshillohen nga stafi ynë për të shkarkuar aplikacionin dhe për ta përdorur atë direkt duke pirë një kafe në një atmosferë të ngrohtë. Objektivi është të sjellim një mënyre të re të përdorimit të bankës nga të gjithë klientët, të shtyjmë dhe rrisim penetrimin e klientëve drejt kanaleve digjitale, nëpërmjet një mënyre të re trajnimi dhe edukimi, e cila do sjellë një reduktim të kostove të bankës dhe rritje të kënaqësisë së përdorimit të shërbimeve bankare nga ana e klientëve. Kombinimi i eksperiencës digjitale dhe asaj humane, është një urë lidhëse midis konceptit tradicional të një dege banke dhe atij digjital. Që në hyrje, nëpërmjet ekraneve të mëdhenj të vendosur, duket thjesht, si është organizuar hapësira e re e degës në një mënyrë mjaft tërheqëse dhe komode. Ekranet Touch të vendosur përgjatë mureve të bankës, ofrojnë informacione të ndryshme për bankën, apo për produkte dhe shërbime.