Zonja Vlahutin, investigoni fatin e 1.1 milionë euro fonde të BE për mediat dhe “CV” atyre që i menaxhojnë

553
Katër ditë më parë, në një ceremoni ilegale e cila nuk u njoftua se kur dhe ku do të zhvillohej dhe nuk u deklarua se ku u zhvillua, Instituti i Medias dhe BE-ja, me një lajm televiziv të parapërgatitur tipik si “kronikë mitingu partie”, njoftuan se janë shpallur çmimet e fituesve të gazetarisë investigative në Shqipëri. Dy ishin personazhet kryesorë që u deklaruan si organizatorë dhe marrës çmimesh: Drejtori (bajraktari) i Institutit të Medias Remzi Lani që menaxhoi fondet e dhëna nga BE për këtë vlerësim dhe Ambasadorja e BE në Shqipëri, zonja Romana Vlahutin, që akordoi fondet nga llogaria e BE për çmimet e gazetarisë investigative. Sipas burimeve të “Telegraf”, ceremonia u bë fshehtas (me grupin “Holta”) qysh 2 ditë përpara publikimit, por u njoftua 2 ditë pas caktimit të fituesve, publikuar në gazeta e media, që nuk investigojnë plagët që po shkatërrojnë vendin, ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, shqiptarët dhe financat publike, por që investigojnë “burimet” se ku dalin “fitimet” prej shërbimeve që kryejnë ndaj shefave të shtetit dhe mafies ekonomike, duke qenë gëlltitës të fondeve për këto “shërbime”. Nuk e kemi fjalën, se cilët ishin ata gazetarë që u shpallën fitues të gazetarisë investigative (të cilët kanë frikë edhe ta përmendin si emër). Atyre ua dhanë çmimet dhe për të krijuar imazhin e vlerësimit real i rreshtuan e i fiksuan në një “foto dokument” me “kartonin” e fituesit në gjoks, siç veprohet me fituesit e “Telebingos”. Skandali qëndron në faktin, se në këtë aktivitet nuk ishin vlerësuar mediat dhe gazetarët që kanë kryer veprimtari investiguese reale, konkrete, të paanshme, por disa gazetarë (kronikash e lajmesh), të përzgjedhur nga një komision me drejtues e anëtarë që asnjeri prej tyre nuk punon si gazetarë, madje ka edhe ekonomistë të papunë, edhe profesor gazetarie që nxjerrin studentë që nuk dinë të shkruajnë asnjë kërkesë në këshillin bashkiak, por që hiqen si “baballarët dhe ustallarët” e përjetshëm të gazetarisë shqiptare, kur në fakt janë veçse “mbetje” të saj, siç janë mbetjet e çdo lloj produkti, por me veçantinë se janë të pariciklueshëm në media, përveçse përdoren si megafonë debatesh e deklaratash mediatike, të interesave të atyre që u shërbejnë! Çmimet nuk ishin vlerësim për gazeta që kanë bërë investigim të saktë, të plotë, të fortë, të papajtueshme me politikën, të pa kapur nga shtetarët e përfshirë në krime e afera. Një nga këto është gazeta “Telegraf” e cila ka investiguar e denoncuar me detaje, me emra, lidhje e probleme konkrete çështje kapitale, që kanë pasur lidhje me krimin ekonomik e njerëzor, me shtetin dhe shtetarët e lidhur me krimin, me mafien ekonomike-financiare, duke i çuar investigimet deri në fund edhe me adresim deri në zyrat e organeve të drejtësisë dhe institucioneve ndërkombëtare. 
Gazeta “Telegraf” është gazeta e vetme në Shqipëri, që në vitin 20014 e në vazhdim deri sot në korrik 2015, ka realizuar dhe publikuar përditë investigime dinjitoze për probleme korrupsioni me fondet publike, për afera shtetarësh me bizneset e inkriminuara, për çështjen kombëtare, për përfitime abuzive shtetarësh e familjarësh të tyre me fondet publike nëpër borde e 2-3-4 punësime shtesë, për koncesione të paligjshme e kontrabandë firmash fantazma vendase e të huaja, për individë e klane, që në afera me shtetarët shqiptarë kanë plaçkitur e po plaçkisin pasuritë kombëtare deri ato strategjike. Ka bërë investigime për mjedisin, për korrupsionin me ilaçet, me koncesionet, me ushqimin, për zonat radioaktive ku banojnë afro 100 mijë familje, për ujësjellësit me miliona euro që nuk sjellin asnjë pikë ujë, për aferat me plazhet publike, për rrugët që kanë gllabëruar miliona euro fonde e nuk kanë përfunduar, për tenderët e pushtetit lokalë, për policinë e lidhur me krimin, për aferat korruptive në ushtri, për investimet dhe problemet shqetësuese jetike në shëndetësi. Gazeta “Telegraf”, investigoi dhe publikoi fuqishëm skandal-krimin e krundeve, të miellit dhe grurit kancerogjen serbo-rus që në ato shtete përdorej për tagji kafshësh ndërsa në Shqipëri futej e përdorej si grurë e miell i saktë për bukë masive për popullatën. Investigoi dhe publikoi rrezikun për ushqimet e skdauara në treg. Investigoi dhe publikoi me detaje skandalin e 7.3 milionë dollarëve dhe 189 abuzimet financiare të bëra me fondet në Bankën e Shtetit. Investgioi dhe publikoi skandalin e vjedhjes së fondeve publike nëpërmjet bordeve të institucioneve, ndërmarrjeve e shoqërive aksionere shtetërore, ku shtetarët dhe familjarët e tyre ishin drejtues e anëtarë në 3-10 borde! Sot po nisim investigimin, për t’i bërë të njohur zonjës Vlahutin, se cilët janë ata që drejtojnë projektet e fondet dhe bëjnë vlerësimet për mediat investiguese dhe fjalën e lirë në mediat shqiptare, të financiara nga BE… 
12 pyetje për BE dhe shefen e BE në Shqipëri, zonjën Vlahutin
1. A e di BE dhe zonja Vlahutin, se si përdoren fondet që ajo akordon për këto vlerësime? A e di BE zonja Vlahutin, se cilët i menaxhojnë këto fonde? 
2. A e di BE dhe zonja Vlahutin se si janë menaxhuar 317 projektet e 8 viteve të fundit me fondet e BE, të bëra fiktivisht në emër të “kualifikimit të gazetarëve, monitorimit të medias kritike, të pavarësisë së medias dhe fjalës së lirë në media”?
3. A e di BE dhe zonja Vlahutin, fatin e 1.1 milionë euro fonde të BE, akorduar në 5 vitet e fundit për mediat dhe “CV” e atyre që i kanë menaxhuar? 
4. A e di BE dhe zonja Vlahutin, se cilët i kanë përfituar këto fonde dhe për çfarë vlerash krijuese në gazetari i kanë përdorur? 
5. A e di BE dhe zonja Vlahutin, nëse këta individë që vetë-shpallen “juri” vlerësimi konkursesh e menaxhues projektesh për median, kanë apo jo lidhje konkrete me gazetarinë shqiptare dhe për çfarë “kontributesh e meritash” janë të “skeduar” në shoqërinë e medias? 
6. A e di BE dhe zonja Vlahutin, nëse këta persona që vetëshpallen OJF, drejtori, fondacione e “juri gazetarie” dhe që me fondet e BE, shpallin konkurse e fitues për gazetarinë investigative, apo median në përgjithësi, duhen investiguar si persona të lidhur me krimin në media, për shkak të lidhjeve të tyre të pista me politikën e pisët, me shtetarët e lidhur me krimin dhe korrupsionin, me bosët e mafies ekonomike, duke u shërbyer edhe si këshilltarë, si zëdhënës, si bashkëpronarë mediash, si “dado” mediash, si sahanlëpirës, si sekserë pazaresh mes palëve politikë-biznes-krim-media e si opinionistë në mediat e lidhura ose në mbrojtje të krimin ekonomik, duke përfaqësuar interesa të paguara prej botës së krimit poltiko-ekonomik? 
7. A e di BE dhe zonja Vlahutin, se personi me post “Drejtor i Medias” Remzi Lani, me të cilin ka organizuar konkursin dhe ceremoninë e çmimeve “Gazetaria investigative 2014” edhe duke pozuar me të, ka qenë ish-spiun i sigurimit të shtetit dhe dëshmitarë në 51 gjyqe politike të diktaturës komuniste me pseudonimin “HOLTA”, nisur këtë aktivitet që prej moshës 17 vjeçare në qytetin e Lezhës, si ish-bir e familje spiunësh sigurimi? 
8. A e di BE dhe zonja Vlahutin, se spiuni “Holta” ”Remzi Lani, personi të cilit BE dhe së fundi edhe ajo, i ka besuar projektet për median dhe mendimin e lirë, ka përgjuar e spiunuar dhe ka çuar në gjyq e në burgjet komuniste 31 persona me bindje e qëndrime antikomuniste? 
9. A e di BE dhe zonja Vlahutin, se i përzgjedhuri i tyre për projektet e fjalës dhe medias së lirë, për “kontribut të shquar” si spiun sigurimi gjatë viteve kur u transferua me “”shërbim special” në Tiranë gjoja si gazetar në gazetat komuniste “Zëri Popullit” e më pas drejtues në “Zëri i Rinisë”, ka çuar në birucat e diktaturës edhe 29 intelektualë të tjerë në Tiranë? 
10. A e di BE dhe zonja Vlahutin, se një nga viktimat e Remzi Lanit (Holta) është profesori i letërsisë nga Lezha Dodë Bajraktari, i cili në vitin 1979 është dënuar me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist, spiunuar dhe dëshmuar në gjyq nga Remzi Lani, atëherë 21 vjeç? 
11. A e di BE dhe zonja Vlahutin, se specia “Holta”, personi Remzi Lani, me të cilin BE dhe zonja Vlahutin po bashkëpunon për aktivitetet e letërsisë, gazetarisë dhe mendimit të lirë, veshur prej 23 vitesh me postin e “Drejtorit të medias, shoqërisë dhe mendimit të lirë”, ka bllokuar në Fondacionin “Soros” dhe ka ndërhyrë pranë misionit të BE, që të mos financojnë botimin e një vëllimi poetik me motive nga vuajtjet në burgjet komuniste të Dodë Bajraktarit, personit që Remzi Lani në vitin 1979 e spiunoi dhe e denoncoi në gjyqin e diktaturës ku u dënua me 10 vite burg politik?
12. Në fjalën tuaj në ceremoninë ilegale e të korruptuar të ndarjes së çmimeve “Gazetaria investigative 2014”, ju zonja Vlahutin, keni thënë: “Gazetaria investigative në veçanti mund të luaj një rol të jashtëzakonshëm për të zbuluar keqbërjen…”, pyesim: A është menaxhimi i fondeve të 10 viteve të fundit të dhëna prej BE për gazetarinë, konkretisht edhe konkursi “Gazetaria investigative 2014” një keqëberje që duhet investiguar….
Sigal