(FOTO) Ja si ka përfunduar ambulanca dhe ‘Benzi’. Reagon edhe policia

438
Sigal

Pasditen e sotme u regjistrua një aksident automobilistik në qytetin e Durrësit, ku një auto-ambulancë është përplasur me një mjet tip Benz.

Autoambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë, por i ka prerë rrugën në kryqëzim një automjet Benz me targë AA 582 FH në të cilin gjendeshin 5 vetë.

Prej tyre, vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës, por është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me aksidentin në fjalë reagon edhe Policia e Durrësit përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas saj, e plagosur ka mbetur vetëm shtetasja me inciale E.R, 44 vjeçe, por që fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë, Durrës:

Më datë 26.04.2020, në lagjen nr.13, Durrës, një mjet tip “Benz”  me drejtues shtetasin I.R., 36 vjeç,  i cili ishte nisur për në spital është përplasur me një  autoambulancë.

Si pasojë e përplasjes  është  lënduar   pasagjerja e mjetit “Benz”,  shtetësja E.R.,44 vjeçe  e  cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.