Zjarri në Lushnje, digjen 30 ha tokë me ullishte dhe bimësi

147
Sigal

Vazhdon saga e zjarreve në territorin e bashkisë Lushnje.

Pasi janë djegur me dhjetëra hektarë në fushë të hapur një javë më parë dhe dhjetëra hektarë ullishte disa ditë më parë në kodrat e dushkut, sot zjarri ka djegur dhe ka rrënuar pasuri të tëra në zonën e Karbunarës.

Pikërisht në kodrën jugore të Lushnjes ka qenë epiqendra e zjarrit i cili pasditen e sotme ka djegur të paktën 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë dhe shkurre.

Zjarri ka përfshirë gjithë gropën në këmbët e kodrës së Vainit dhe me pas i ndihmuar nga era e forte ka përpirë çka ka gjetur përpara.

Zjarrfikësit dhe banorët janë të kushtëzuar të përdorin vetëm mjete rrethanore për të izoluar flaket që djegin ende ullishte, pasi mjetet motorike nuk kanë rrugë ku të hyjnë për të ndërhyrë kundra zjarrit.