OBSH-ja shpall linë e majmunëve emergjencë globale

134
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur emergjencë globale shëndetësore për përhapjen e lisë së majmunëve.

Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe vjen për shkak të rritjes së rasteve në të gjithë botën, shkruan BBC.

Vendimi u mor këtë të shtunë pas takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për linë e majmunëve.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri të ditur se më shumë se 16,000 raste janë raportuar deri më tani nga 75 vende.

“Vlerësimi i OBSH-së është se rreziku i lisë së majmunëve është i moderuar globalisht në të gjitha rajonet, me përjashtim të atij evropian, ku ne e vlerësojmë rrezikun si të lartë”, theksoi ai.

Aktualisht ekzistojnë dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore,pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.