Zjarri në fabrikën e përpunimit të peshkut, policia jep detaje: Nuk ka të lënduar!

148
Sigal

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për incidentin në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë e cila u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.

Blutë e Lezhës njoftojnë se nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Krahas forcave në Lezhë, është kërkuar edhe ndihma e zjarrëfikëseve të Kurbinit.

Si pasojë e flakëve, policia njofton se është devijuar trafiku në autostradën Lezhë-Laç dhe është zhvendosur në rrugë dytësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.

Nuk ka dëme në njerëz,  vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.