Një banesë e vjetër dhe e pabanuar në qendër të Ballshit është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e flakëve, banesa në lagjen “28 nëntori” është djegur në një pjesë të konsiderueshme të saj.
Dy zjarrëfikëse u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Mësohet se gjatë operacionit ka mbetur i dëmtuar lehtë një zjarrëfikës.