Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjte në zyrat e IKMT-së në Fier.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Menjëherë punonjësit janë larguar nga ambientet ku ka rënë zjarri. Siç shihet edhe nga pamjet ekipet e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe forca policie, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm një banesë u përfshi nga flakët në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Mësohet se shkak i këtij zjarri ishte ndezja e mbeturinave brenda në banesë nga pronari i saj për t’u ngrohur, e cila ishte thuajse e rrënuar.