Hëna e plotë në Luan: Si ndikon te secila shenjë

36
Sigal

Hëna e plotë lidhet me periudhën e rifillimeve, çlirimin nga frikërat dhe nëse ke diçka që të mban peng, tani është koha ta lësh pas. Hëna e plotë e këtij viti njihet ndryshe edhe si “Hëna e Ujikut” dhe është ngjarja e parë e tillë qiellore për këtë vit.

Qielli i 25 janarit do të ndriçohet sot (25 janar) dhe Hëna e plotë do të ndodhë në shenjën e Luanit. Yjet na sugjerojnë që ky është momenti për të bërë një analizë të vetes, për të kuptuar sa kemi ndryshuar dhe sa jemi rritur.

Por si do ndikojë specifikisht në secilën shenjë Hëna e parë e plotë e vitit?

Dashi

Për Dashin, zakonet e vjetra ikin me shumë vështirësi, sidomos nëse po i mban me zor. Por, duke përfituar nga Hëna e plotë mund të tregohesh pak më i butë me veten dhe të përpiqesh të largohesh nga zakonet e vjetra që nuk të bëjnë mirë. Mund të jesh duke i thënë vetes që je mirë, por gjithsesi hidhi një sy sjelljeve të tua dhe ndjesive reale.

Demi

Ti je një shenjë që kur mbetesh në të shkuarën harron se mund të bëhesh versioni më i mirë i vetes, ai që duhet të jesh vërtet. Nisja nga personi që je pas dyerve të mbyllura. Është momenti ideal që të ndërpresësh çdo lidhje që nuk të shërben dhe të përqendrohesh te dëshirat e tua, duke e bërë veten prioritet.

Binjakët

Shiko me kujdes çfarë e vendos standardin e normales për ty. A ke mësuar të flasësh me krenari dhe vlera për temat që të interesojnë? Apo vazhdon të ndash idetë dhe përshtypjet e tua me njerëz që nuk po e kërkojnë mendimin tënd? Shiko çfarë mësimesh ke nxjerrë dhe kujdes të mos përsërisësh zakonet e së shkuarës. Gjithashtu, shiko me vëmendje situatën dhe zgjidh me zgjuarsi momentin kur duhet të flasësh.

Gaforrja

A po vazhdon të bindësh veten se gjithë bagazhet emocionale dhe fizike që ke ruajtur nga e shkuara do të duhen në ketë pikë ku ndodhesh sot? Përfito nga Hëna e plotë për të lënë pas sende, njerëz, besime që nuk të vlejnë më. Secila prej tyre po të mban larg personit që ti kërkon me ngulm të bëhesh.

Luani

Ti je armiku më i keq i vetes dhe kjo të ndalon të krijosh miqësi dhe raporte të sinqerta. Lëri supersticionet dhe tregohu më i hapur ndaj njerëzve që duan të hyjnë në jetën tënde. Mbase je duke humbur raporte që do të bejnë të lumtur.

Virgjëresha

Je duke jetuar në një iluzion dhe nuk do dalësh prej tij nëse vazhdon të jetosh dhe të bazohesh vetëm në mendime dhe jo në fakte. Mos e lër frikën të vendosë për ty dhe të të ndalojë të jetosh një jetë të qetë dhe të lumtur. Shiko rreth vetes dhe kujto që je mirë, sidomos nëse vazhdon të ndjekësh rregullat.

Peshorja

Ke më shumë se 3 vite që shoqërohesh me njerëz që të ndalojnë të rritesh. Ka ardhur koha të këpusësh lidhjet me ata persona, të cilët i mban afër prej statusit që kanë. Lidhje të tilla, jo të sinqerta të mbajnë larg realitetit dhe së vërtetës, si dhe nuk të lejojnë të jesh 100% vetvetja.

Akrepi

Karriera jote nuk është një mekanizëm për të përballuar dhimbjen dhe zhgënjimet. Ndaj mos u mundo të fshehësh veten pas përpjekjeve për sukses që të jesh i lumtur dhe të shërosh zemrën e thyer. Bëj pak pushim, rikthehu te vetja, sepse çdo gjë do bëhet mirë.

Shigjetari

Mos bëj kaq shumë udhëtime dhe qejf, pasi ke edhe gjëra për të bërë. Merre pak më shtruar, para se të mësohesh me zakone që nuk do i largosh dot. Pushimi nuk ka kuptim nëse nuk punon dhe nëse nuk merresh me veten pa u fshehur nga ndjesitë e tua të vërteta.

Bricjapi

Bëj kujdes me logjikën dhe fshehjen e ndjenjave. Të gjithë e duan faktin që ti je stoik, i qëndrueshëm dhe i ftohtë në vendimarrje, por të duhet të jesh pak më i butë herë pas here. Zhvishe veten nga ndrydhja dhe lëri emocionet të marrin në dorë disa nga vendimet e jetës tënde. Kushedi çfarë do zbulosh.

Ujori

Lër pas çdo marrëdhënie të mjegullt që po të mban të lidhur. Nuk ke nevojë për njerëz që nuk janë gati të jenë të përkushtohen ndaj teje dhe jo nuk po flasim për të dashurin apo ishi-n, por po flasim për atë shoqen toksike që ke afër vetes. Nuk të duhen kaq shumë drama në jetë, sidomos ty që s’i ke qejf dramat.

Peshqit

Merr disa ditë pushim. Je përqendruar aq shumë te puna sa ke lënë pas veten dhe shëndetin tënd. Thjesht merr disa ditë pushim dhe përkushtoju vetes, bëj diçka ndryshe dhe mundohu të dëgjosh se ç’po të thotë trupi dhe mendja jote.