Zjarr në një pallat në Tiranë, njerëzit vështirësi të dalin nga shtëpitë

212
Sigal

Një apartament ka marrë flakë mbasditen e kësaj të mërkure në zonën e Freskut në Tiranë.

I gjithë pallati është rrethuar nga tymi duke krijuar panik te banorët.

Në flakë është përfshirë apartamenti në katin e 2-të, në të cilin dyshohet se ka njerëz, ndërsa ende nuk dihet fati i tyre.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse  dhe policia të cilat po punojnë për të neutralizuar flakët.