Kupa e Shqipërisë/ Plotësohen çiftet çerekfinaliste, njihuni me 4 supersfidat që rezervon shorti

242
Sigal

Ditën e sotme janë luajtur 7 sfida të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Nga këto sfida janë plotësuar dhe çiftet e turit të tretë ku në Grupin A, Partizani do të ndeshet me një ndërmjet Tiranës dhe Dinamos, fituesi i të cilës do të mësohet ditën e nesërme. Një tjetër derbi në turin e tretë, duke e bërë dhe më spektakolare Kupën. Ndërsa Teuta ka “peshkuar” Skënderbeun, me këta të fundit që mposhtën Bylisin pas godietjeve të 11-metërshave.

Ndërsa në Grupin B, shorti ka rezervuar një superpërballje si ajo midis Flamurtarit dhe Vllaznisë. Vlonjatët mposhtën 2-4 në Fushë Krujë, Kastriotin duke u kualifikuar në mënyrë surprizuese, ndërsa Vllaznia mposhti me rezultatin tenistik 6-1 Pogradecin. Çcifti tjetër, do të jetë ai mes Egnatias dhe Laçit, në një sfidë që pritet gjithashtu me mjaft interes.

Faza çerekfinale:

Grupi A

Partizani- Tirana/Dinamo

Teuta- Skënderbeu

GRUPI B

Flamurtari-Vllaznia

Egnatia-Laçi