Zjarr në një banesë në Vlorë, dyshohet se brenda gjendet një person i paralizuar

20
Sigal

Një banesë private në qendër të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (6 mars).

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po tentojnë të hynë brenda për të parë nëse ka njeri në banesë, pasi fqinjët kanë thënë që është një person i paralizuar.

Banesa e cila është përfshirë nga flakët është vjetër, ndërsa flakët kanë arritur deri në çati.