Zjarr në Mjeshovë të Beratit, digjen 1.5 hektarë pyll me pisha

298
Sigal

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Mjeshovë në Berat.

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga barinjtë e zonës, që mund të kenë ndezur zjarr ose të kenë hedhur aksidentalish ndonjë cigare të ndezur.

Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë pyllin me pisha.

Në zonë kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës, të cilët po përpiqen ta vënë zjarrin nën kontroll dhe të shuajnë vatrat e flakëve me mjete rrethanore pasi terreni i vështirë e malor nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit.

Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri, që është vënë në të gjitha rastet nga pakujdesia nga vetë fshatarët, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Mjeshovë, janë djegur deri më tani rreth 1.5 hektarë pyll me pisha.