Greqia ndryshon lejet e qëndrimit

577
Sigal

Do të ketë ndryshime të thella për sa i përket lejeve të
qëndrimit për emigrantët në Greqi. Me sa duket po i vjen fundi lejeve të
qëndrimit të tipit stiker, që ngjiteshin në pasaportat e emigrantëve.

 Nisur nga Shkurti i vitit të ardhshëm, ato do të
zëvëndësohen
  nga «Karta e
Emigrantit»(αυτοτελές έγγραφο) që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat
e identitetit shqiptare) , të cilat përveç të dhënave personale , do kenë disa
të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografi elektronike (tip
pasaporte) dhe shënjat e gishtërinjve të emigrantit. Karta do jetë e paisur me
mikrochip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna.

 Me këtë kartë do pajisen të gjithë emigrantët që do marrin
leje të reja qëndrimi. Emigrantët që disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e
nevojshme ti ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë
rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

 Këto ndryshime vijnë në bazë të Rregullores Europiane
380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vëndet anëtare kanë marrë përsipër të
përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë nënshtetasit e vëndeve të
treta që jetojnë në BE.

 Siç informon Ndrëmjetësi Kulturor Fatos Malaj që punon në
Drejtorinë e Emigracionit në Drejtoritë e Decentralizuara (Ish periferitë) të
Athinës, nga data 15-02-2017 deri në datën 01-03-2017
  Drejtoritë e Emigracionit nuk do të punojnë
për arsye trajnimi të personelit mbi kartat e reja.