Zyrtari i LSI-së Dael Dervishi takime me presidentin Bush dhe senatorin McCain

531
Sigal

Përfaqësuesi
i lartë i LSI, Dael Dervishi, ndodhet në Amerikë ku është duke zhvilluar disa
takime të rëndësishme me lider të Partisë Republikane. Dervishi ka realizuar
një takim me ish-presidentin e SHBA, George W. Bush, në një darkë të organizuar
nga ish-Presidenti amerikan, ku ishin të ftuar personazhe të rëndësishëm
politik nga e gjithë bota.

Dervishi
i ka shprehur Presidentit Bush vlerësimet më të larta për rolin që ka pasur ai
dhe familja e tij në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të qëndrueshme
ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA.Temë diskutimi kanë qenë përgatitja e disa
reformave ligjore që lobi shqiptaro-amerikan në kongres, në bashkëpunim me
qeverinë e re republikane të sapo dalë nga zgjedhjet, të cilat do ti
prezantohen qeverisë së re në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Siç
dallohet edhe nga fotot, vlerësimi i Bush dhe marrëdhëniet e tyre janë shumë
miqësore. Përvec ish presidentit Bush, Dervishi ka patur një takim shumë
konstruktiv dhe me senatorin dhe ish kandidatin republican për president, John
McCain, ku është folur për reformimin e sektorit të burimeve natyrore në
Shqipëri si edhe promovimin e transparencës në qeverisje. Zoti Dervishi ndodhet
prej disa javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kryer takime të
përjavshme me ish presidentin Bush, senatorin McCain si edhe me lider të tjerë
të Partisë Republikane.