‘Mbetjet’, Rama në Korçë: Mafia është kundër riciklimit

428
Sigal

 

Gazeta
Telegraf/

Edi Rama i
është rikthyer edhe një herë çështjes së mbetjeve dhe nga qyteti i Korçës ka
theksua se mafia është kundër riciklimit.“Mafia është e interesuar që të mos
ketë riciklim, sepse ju e dini shumë mirë që për çdo ton mbetje që vjen këtu,
landfilli merr pagesë. Ju jeni shoqëria aksionere e bashkive, pra, paguheni mes
vetes, ndërkohë që kur landfilldi zotërohet nga privati, çdo ton merret e
përpunohet këtu, ose groposet këtu me pagesë. Nëse një pjesë riciklohen,
atëherë dhe tonelata që vijnë këtu janë më pak dhe paratë që fitohen nga
groposja janë më pak.  Edhe jetëgjatësia e landfillit është më e gjatë”, –
u shpreh Rama.Kryeministri u takua edhe me disa riciklues të mbetjeve urbane. Ata
nënvizuan vështirësitë në të cilat gjendet sot industria e riciklimit për shkak
të lëndës së parë.“Me përfundimin e kësaj zgjidhet dhe një plagë tjetër në
organizmin e vendit. Elbasani u zgjidh, zgjidhet dhe qarku i Korçës, ndërkohe
Tirana ka hyrë në një proces komplet revolucionar me kompaninë publike të
përbashkët, Bashki e Tiranës dhe ajo e Veronës, që do të fillojë intensivisht
shpërndarjen e mbetjeve në burim. Strategjia përfshin që ne në mënyrë agresive
të sensibilizojmë, duke filluar nga shkollat e pastaj në lagje ndarjen në
burim, që me dhënien e një nxitje të fortë riciklimit të ulim edhe tonelatat që
shkojnë nëpër fusha”, – shtoi kreu i qeverisë.