Zjarr në kabinën elektrike, zona historike e Vlorës mbetet pa energji

123
Sigal

Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi të zonës historike të qytetit të Vlorës.

Mësohet se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po përpiqen të shuajnë zjarrin dhe të kthejnë gjendjen në normalitet.

Nga zjarri në kabinën elektrike zona historike e Vlorës ka mbetur pa energji.  Fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.